Categories: Uncategorized

Mjekët gjermanë: Ky nuk është virus i frikshëm, shumë pacientë vdesin nga tromboza

Në luftën kundër koronavirusit, mjekët vazhdojnë të përballen me simptoma të reja të sëmundjes virale.

Sipas Bild, rreth 190 pacientë Covid-19 të vdekur janë ekzaminuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Spitalin Universitar Hamburg-Eppendorf gjatë javëve të shkuara.

Të lidhura

None found

Mjekët zbuluan trombozë dhe emboli pulmonare fatale. Në një vlerësim të parë të thellë, 12 persona qe ndërruan jetë u ekzaminuan më në detaje dhe u zbulua se shtatë prej tyre kishin këto pamje klinike.

Katër nga 12 pacientët vdiqën direkt nga embolia pulmonare. Para se të vdisnin, nuk kishte asnjë dyshim mes të prekurve.

Profesor Klaus Pueschel dhe profesor Stefan Kluge, e shohin këtë si konfirmim të terapive me ilaçe për hollimin e gjakut.

Klaus Pueschel thekson se duhet adresuar posaçërisht problemi i koagulimit të gjakut dhe formimi i trombit.

“Duhet marrë masa paraprake më të mëdha që të mos formohen trombozat dhe embolitë”. Mjeku Stefan Kluge thotë se kemi parë në praktikën e përditshme klinike që Covid-19 ka rezultuar në trombozë dhe emboli pulmonare te pacientët në një numër të pazakontë rastesh. Autopsia e të ndjerëve e ka konfirmuar këtë. Ne do e transferojmë këtë informacion të rëndësishëm për trajtimin e pacientëve me koronë, që të merret në konsideratë nëse pacientët mund të trajtohen me hollues gjaku”, thotë Stefan Kluge.

Mjeku Pueschel i qetëson njerëzit: “Ky nuk është virus vrasës thotë ai por një formë e veçantë. Nuk kemi pse kemi frikë se njerëzimi do të vdesë për shkak të këtij virusi. Dua t’ju qetësoj, të mos keni frikë. Mësimi që nxjerrim nga këto rezultate, edhe unë që jam pjesë e grupit të rrezikut, është se nuk duhet të kemi frikë. Shumica, edhe në azilet e pleqve, i mbijetojnë sëmundjes”.

Një studim në Holandë tregoi se nga 184 pacientë Covid-19 të trajtuar në kujdesin intensiv, 31 përqind krijuan mpiksje gjaku edhe pse atyre u jepeshin në mënyrë rutinë antikoagulantë për të parandaluar trombozën.

Mpiksjet më të zakonshme ndodhnin në mushkëri, duke sjellë emboli pulmonare, por edhe trombozë në venat e thella ose në arteret më të vogla.

“Një normë prej 31 përqind, pavarësisht nga profilaksia e trombozës, është jashtëzakonisht e lartë për pacientët me kujdes intensiv,” raporton Frederikus Klok nga Universiteti Leiden.

Studiuesit në Spitalin Universitar të Strasburgut po ashtu gjetën emboli akute në enët pulmonare të shumë prej 106 pacientëve në gjendje të rëndë.

“Kjo normë prej 30 përqind është shumë më e lartë se normalja për pacientët me sëmundje kronike pa Covid-19,” thanë mjekët.

të fundit

Ndreca recounts phone call with Rama: Today’s conversation involved tension and insults; he blames me for Veliaj distancing himself

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama. Ish-deputeti i…

39 minutes ago

Ndreca rrëfen telefonatën me Ramën: Biseda sot pati tensione e fyerje, më fajëson për distancimin e Veliajt

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama. Ish-deputeti i…

1 hour ago

Evropa ka vetëm katër skuadra të pamposhtura në pesë ligat kryesore, Lazio mes surprizave

Vetëm katër skuadra në pesë ligat kryesore evropiane e ruajnë ende statusin e të qenit të pamposhtura për sezonin e…

2 hours ago

Dabulla kërkon largimin e Klafuriç: Tirana ka lojtarë cilësorë, por loja nuk bind

Dean KlafuriçIsh-mbrojtësi i Tiranës, Rezart Dabulla, ka bërë një analizë të skuadrës aktuale të bardhebluve nën drejtimin e Klafuriç, ndërsa…

2 hours ago

Bučkovski: Brvenica result signals gains for DUI and declining support for VLEN

Fitorja e BDI-së në Komunën e Brëvenicës, pas së cilës OBRM-PDUKM e quajti VLEN-in "kalë Troje", është një tregues se…

2 hours ago

Ramadani calls for Sveçla’s removal: Police lack even basic equipment

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me situatën në Policinë e Kosovës, duke kërkuar përgjegjësi nga ministri i…

2 hours ago