Categories: Uncategorized

Ministri i Brendshëm turk jep dorëheqjen, Erdogan nuk ia pranon: Çfarë po ndodh në Turqi?

Ministri i Brendshëm turk Sulejman Soylu dha dorëheqjen të dielën, pas kritikave për një shtetrrethim të imponuar papritur gjatë fundjavës, i cili befasoi miliona njerëz.

Ai tha në një deklaratë se po merrte përgjegjësi të plotë për shtetrrethimin e vendosur të premten në 31 qytete turke.

“Qoftë kombi im, të cilin kurrë nuk kam dashur ta dëmtoj dhe Presidenti ynë (Rexhep Tajip Erdogan), të cilit do t’i besoj për tërë jetën time. Më falni!”

Shtetrrethimi u njoftua vetëm dy orë para se të hynte në fuqi, duke bërë që mijëra njerëz të nxitonin në markete duke shkaktuar kaos.

Opozita kritikoi ashpër qeverinë për vendimin e papritur, i cili çoi në konfuzion.

Soylu më parë pranoi se nuk e parashikoi atë që ndodhi.

Pavarësisht vendimit, dorëheqja e tij nuk u pranua nga Erdogan, i cili e la sërish në detyrë.

Mediat opozitare turke flasin për një përplasje të nëndheshme brenda rrymave politike që mbajnë pushtetin në Turqi, pasi Soylu shihet si rivali kryesor i trashëgimisë së Erdoganit.

Sipas tyre, Erdogani kishte planifikuar më parë shkarkimin e ministrit të Brendshëm, ndërsa ai dha dorëheqjen para këtij veprimi. Kjo shpjegon edhe faktin se përse Presidenti nuk ia pranoi atij dorëheqjen.

Soylu shihet si përfaqësuesi i nëntokës politike turke dhe u bë ministër fill pas ngjarjeve të 15 korrikut 2016, të cilat Erdogan i cilësoi si grusht shteti. /albeu.com

të fundit

Horoskopi 26 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria…

7 hours ago

Vuçiç përsërit thirrjen ndaj protestuesve për dialog: Iu kam ofruar atyre debat të hapur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve…

7 hours ago

EMRAT/ Identifikohet viktima e aksidentit në Vorë, policia shoqëron në komisariat shoferin

Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u…

8 hours ago

“Nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së”, Osmani: Ne nuk flirtojmë me fuqi të tjera! Rusia, Kina e Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP World” ndërsa është pyetur për…

8 hours ago

Parlamenti i ri gati për nisje/ Data e seancës së parë dhe tre emrat e mundshëm të drejtuesit

Muaji shtator shënon nisjen zyrtare të legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11…

8 hours ago

4-vjeçarja u mb*t në pishinë në Greqi, lirohen me kusht prindërit dhe gjyshi i të miturës shqiptare, nesër përcillet në banesën e fundit

Prindërit dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinën e një vile në Paxos janë liruar me…

8 hours ago