Kancelarja gjermane Angela Merkel prezantoi këtë të mërkurë planin për të lehtësuar masat izoluese në vend.Më herët gjatë ditës së sotme ajo njoftoi se duke filluar nga 3 maji, do të lehtësohen këto masa dhe gradualisht do të fillojë dhe rihapja e disa bizneseve.Procesi mësimor – Gjatë një videokonference me drejtues të lartë të shtetit u arrit marrëveshja për rihapjen e shkollave të ciklit fillor dhe të mesëm prej datës 4 maj. Ndërkohë që provimet do të shtyhen për vitin tjetër. Ndërsa provimet për universitetet do të zhvillohen normalisht. Të gjithë auditoret duhet të plotësojnë masat e nevojshme të higjenës.
Më shumë detaje për mënyrën e zhvillimit të procesit mësimor, do të publikohen në datën 29 prill.
Bizneset – Ndërsa për dyqanet që kanë një sipërfaqe prej 800 metrash katror e më shumë do të fillojnë të hapen që javën e ardhshme, ndërkohë që bizneset e tjera do të fillojnë pas datës 3 maj. Parukeritë dhe berberhanet mund të hapen vetëm nëse plotësojnë kushtet e higjenës. Punonjësit duhet të jenë të pajisur me maska e doreza.Organizimet publike – Për sa i përket organizimeve me shumë njerëz, ato janë të ndaluara deri më 31 gusht. Për sektet fetare përkohësisht do të qëndrojnë të mbyllura deri në një urdhër të dytë.
Dashi Do luani shume me ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe do e lëndoni tej mase atë. Marrëdhënia mes jush…
Askush nuk të jep para falas, dhe këtë shqiptarët duhet ta kishin mësuar nga skemat piramidale të vitit 1997. Por…
Izraeli tha të hënën se po kërkonte tërheqjen e një raporti mbi të cilin OKB-ja u mbështet për të shpallur…
Ndërsa Holanda shkon drejt zgjedhjeve dhe disa ministrat kanë dhënë dorëheqjen, kryeministri Dick Schoof dhe kabineti i tij sot kanë…
Një tjetër aksident i rëndë rrugor raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd pranë zonës së…
Kryeministri Edi Rama raportohet se e ka bërë gatin listën me emrat e rinjë me të cilët do të qeverisë…