Categories: Uncategorized

Më të goditurat nga pandemia, Italia dhe Spanja sot zgjohen ndryshe

Europa po nis një nga fazat më të rëndësishme të rihapjes së bizneseve dhe jetës së qytetarëve sot, me vëmendjen e përqendruar tek Italia dhe Spanja, dy vendet më të goditura të kontinentit nga koronavirusi.

Në Spanjë, ku që nga nisja e pandemisë ka pasur mbi 245,000 të infektuar dhe mbi 25,000 vdekje nga Covid-19, njerëzit janë lejuar të dalin jashtë këtë fundjavë për stërvitje apo vrap, për herë të parë në 7 javë.

Dyqanet e vogla, libraritë dhe sallonet e flokëve hapen të hënën, duke u shërbyer klientëve me orare të paracaktuara, po ashtu edhe restorantet për ushqime për t’u marrë me vete.

Mbajtja e maskave për fytyrën do të jetë e detyrueshme në transportin publik. ndërsa Italia që sot do të lejojë njerëzit të udhëtojnë brenda rajoneve për të vizituar të afërmit e tyre, duke mbajtur maska fytyre, por shkollat, parukeritë, palestrat dhe shumë aktivitete të tjera do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura. Kafenetë dhe restorantet do të ofrojnë vetëm ushqime për të marrë me vete. Kufizimet për funeralet janë lehtësuar, duke lejuar pjesëmarrjen deri në 15 vetë.

Virusi ka marrë rreth 29 mijë jetë në Itali. Portugalia, ndërkohë, i dha fund gjendjes së jashtëzakonshme të shtunën në mbrëmje dhe disa dyqane të vogla po rihapen. Edhe Gjermania do ta vazhdojë heqjen e masave, ku në disa rajone pritet rihapja e shkollave. Kishat në mbarë Gjermaninë mbajtën mesha të dielën, për herë të parë pas gjashtë javësh.

Por shërbyesit kishtarë dhe besimtarët mbanin maska, duhej të qëndrojnë larg njëri-tjetrit dhe nuk kishin të drejtë të këndojnë. Në Hungari, disa dyqane dhe muze, hapësirat e jashtme të restoranteve dhe hoteleve gjithashtu do të hapen nga e hëna, por masat kufizuese do të mbesin në fuqi në Budapest, ku janë regjistruar 70 për qind e rasteve.

Ndërsa Sllovenia dhe Polonia do ta lejojnë rihapjen e disa bizneseve dhe hapësirave publike. Po ashtu, Franca ka paralajmëruar se do t’i largojë pjesërisht masat e izolimit nga 11 maji, përfshirë rihapjen e shkollave fillore.

Të gjitha vendet kanë paralajmëruar se vendimi mbetet në varësi të vlerësimeve nga ekspertët shëndetësorë, pasi nëse rastet do të rriten, masat do të rikthehen.

të fundit

Panik në Durrës/ Zbulohet një pako me eksploziv pranë hotelit të Vangjush Dakos

Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…

25 minutes ago

Vrau dy persona në Shkodër dhe plagosi dy të tjerë, izolohet në paraburgimin 302 në Tiranë Ragip Gila

Autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Bëhet me dije se Gila po…

51 minutes ago

Dardan Cena shpallet kampion i Ballkanit në xhudo

Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…

1 hour ago

Deputeti i PD reagon për aksionin e IKMT në Valbonë: U ndërtuan me mund e djersë

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…

2 hours ago

Sirena alarmi në Poloni për shkak të kërcënimit me dron, mbyllet aeroporti, avionët luftarakë ngrihen në ajër

Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…

2 hours ago

VIDEO/ Shpërthim i fortë në një lokal në Madrid, 21 të plago*ur, 3 në gjendje kritike

Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të…

3 hours ago