Categories: Uncategorized

Më shumë amerikanë të vdekur nga Covid, sesa në Luftën e Parë Botërore

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka tejkaluar numrin e ushtarëve amerikanë të vdekur gjatë Luftës së Parë Botërore, ndërkohë që shumë shtete në territorin e SHBA-së regjistrojnë rritje të rasteve të reja. Numri i viktimave, si pasojë e këtij virusi në SHBA, ka shkuar në mbi 116,900, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Kjo shifër është më e madhe sesa e amerikanëve të vdekur gjatë Luftës së Parë Botërore, 116, 516 – më shumë se gjysma e tyre nga Gripi Spanjoll.

Të lidhura

None found

Megjithatë, shumë biznese në gjithë SHBA-në po vazhdojnë të rihapen, pavarësisht pse rreth 23,000 raste të reja të infektimit raportohen në ditë.

Rreth 20 shtete kanë raportuar rritje të numrit të të prekurve në dy javët e fundit, përfshirë, Floridan, Teksasin dhe Arizonan.

Shtimi i rasteve të reja, pjesërisht mund t’i kontribuohet rritjes së numrit të testimeve, por ekspertët shëndetësorë thonë se rritja e shkallës së përhapjes së virusit ka të bëjë edhe me rihapje të ekonomisë.

Presidenti amerikan, Donald Trump vazhdon të jetë i fokusuar në rihapje të ekonomisë dhe insiston se nuk do të ketë mbyllje, edhe pse numri i të prekurve me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi, ka kaluar në mbi 2.1 milionë.

SHBA-ja, Meksika dhe Kanadaja janë pajtuar për mbajtje të kujfive të mbyllur deri më 21 korrik, duke vazhduar masat e kufizimit në udhëtim.

Për dallim nga këto vende, shumë shtete në Europë kanë rihapur kufijtë për udhëtarët brenda vendeve të Bashkimit Europian, pas tre muajve të masave kufizuese.

Europa fillimisht ka qenë kontinenti i prekur nga koronavirusi, mirëpo tani numri i rasteve të reja, i të shtruarve dhe të vdekurve ka rënë në mënyrë dramatike, ndonëse ekonomia është rihapur.

të fundit

Kroos vlerëson planin e Mourinhos pas El Clasicos: Ja si u neutralizua Barcelona

Legjenda e Real Madridit, Toni Kroos, ka vlerësuar lart punën taktike të Jose Mourinhos pas fitores 2-1 ndaj Barcelonës në…

2 minutes ago

Goditjet në tru po shtohen, pacientja më e re e trajtuar ishte 16 vjeçe

Një vajzë gjashtëmbëdhjetë vjeçare me goditje në tru është pacientja më e re që trajtohet në Klinikën e Neurologjisë një…

2 minutes ago

Belinda Balluku paraqitet në SPAK, i komunikohet përfundimi i hetimeve! Ish-zv.kryeministrja akuzohet për korrupsion e abuzim me tendera

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.…

7 minutes ago

VIDEO/ Cristian Shpendi fiton duelin mes vëllezërve, ndërsa Stiven shënon autogol dhe përjashtohet

Stiven dhe Cristian Shpendi Përballja mes Cesenës dhe Empolit në Serie C i ka prodhuar të gjitha, ndërsa në sfidë…

14 minutes ago

Vota e gazetarit australian për Topin e Artë ngjalli debat me renditjen e Yamalit

Gazetari australian, Daniel Garb, tërhoqi vëmendjen me votën e tij për Topin e Artë 2026, pasi zbuloi zgjedhjet e tij,…

20 minutes ago

Izraeli përballë bllokadës politike, asnjë kamp pa shumicë dhe partitë arabe në rol kyç

Izraelit duket se po shkon drejt një ngërçi politik teksa pritet rezultati final i zgjedhjeve të djeshme parlamentare. [...]Read More...

26 minutes ago