Categories: Uncategorized

Mbi 92 mijë të infektuar me koronavirus, BB jep 12 miliardë dollarë ndihmë urgjente

Banka Botërore ka planifikuar 12 miliardë dollarë ndihmë, për vendet në zhvillim, të cilat po luftojnë me përhapjen e koronavirusit të ri.

Paketa e urgjencës përfshin kredi me kosto të ulët, grante dhe asistencë teknike.

Të lidhura

None found

Vendimi i Bankës Botërore vjen derisa liderët në mbarë botën, po zotohen të mbrojnë vendet e tyre nga ndikimi ekonomik i shpërthimit të virusit.

Ndarja e mjeteve financiare ka për qëllim të ndihmojë vendet që të përmirësojnë reagimin e tyre në shëndetin publik, si dhe të punojnë me sektorin privat për të zvogëluar ndikimin ekonomik.

“Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të kufizojmë transmetimin e sëmundjes”, tha presidenti i Bankës Botërore, David Malpass, për BBC.

Organizata tha se do t’i jepte përparësi vendeve më të varfra dhe më të rrezikuara në shpërndarjen e ndihmës për të luftuar efektet e virusit, i cili është përhapur në më shumë se 70 vende të botës.

Cilat janë të dhënat e fundit të përhapjes së virusit

Autoritetet kanë konfirmuar më shumë se 92,000 raste të të infektuarve me virusin e ri, në të gjithë botën, nga të cilët më shumë se 80,000 janë në Kinë.

Më shumë se 3000 njerëz kanë vdekur, shumica dërrmuese në Kinë.

Infeksionet e reja dhe vdekjet, kanë rënë në javët e fundit në Kinë, për shkak të masave të ashpra që ka ndërmarrë vendi në izolimin e banorëve.

Kina të mërkurën raportoi 38 vdekje të tjera.

Vendi i goditur më keq jashtë Kinës mbetet Koreja e Jugut e cila të mërkurën raportoi 516 infeksione të reja të konfirmuara, duke e çuar numrin në 5,328.

Irani ka liruar përkohësisht më shumë se 54,000 të burgosur, në një përpjekje për të luftuar përhapjen e virusit në burgje.

Vendi ka raportuar 77 vdekje në më pak se dy javë.

Të martën, ministria e Shëndetësisë në Iran tha se numri i rasteve të konfirmuara ishte rritur me më shumë se 50% për ditën e dytë me radhë.

Tani janë konfirmuar 2.336 raste, megjithëse besohet se shifra e vërtetë është shumë më e lartë.

Ndërkohë, Italia ka raportuar një rritje prej 50% të vdekjeve në 24 orët e kaluara, me gjithsej 79 vdekje nga virusi.

Shumica e vdekjeve janë në Lombardi. Nëntë vdekje janë konfirmuar në SHBA. Të gjithë të infektuarit jetuan në shtetin Uashington.

Dhe, në Spanjë, një autopsi ndaj një burri 69-vjeçar që vdiq më 13 shkurt ka zbuluar se ai ishte i infektuar me koronavirusin e ri, raportojnë media lokale. REL

të fundit

Horoskopi 24 Prill 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në jetën tuaj sentimentale sot mund të shfaqen ndjenja të thella…

7 hours ago

U kthye si protagonist në momentin e duhur, Muçi tregon vuajtjet: Dy javë nuk mundesha as të ecja

Ernest Muçi u kthye si protagonist në radhët e Trabzonsporit, duke ndihmuar këtë të fundit që të triumfonte me penallti…

7 hours ago

Qorri debaton ashpër me Dudushin: Mua të më thonë puthe filanin, kur nuk e shoh dot me sy nuk bëj mor vëlla

Kreu i partisë “Lëvizja bashkë”, Arlind Qorri, dhe gazetari Alban Dudushi, kanë debatuar në “Top Story”, teksa po diskutohej për…

7 hours ago

Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, Kuvendi mban një minutë heshtje, mungon opozita

Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta në moshën…

7 hours ago

Hetimet e SPAK për AKSHI-n, Bushati: Pasqyra më e rëndë e asaj që ndodh në Shqipëri! Janë korruptuar të gjithë institucionet shtetërore

Analisti Andi Bushati ka komentuar thellimin e hetimeve të SPAK në lidhje me dosjen e AKSHI-t, ku u sekuestruan mbi…

8 hours ago

Aksident fatal në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë/ 39-vjeçari përplas me mjet këmbësorin, humb jetën në vendngjarje

Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë. Blutë sqarojnë, se një 39-vjeçar…

8 hours ago