Alkool, seks dhe jaht do të ishte një ditë me fat për cilindo, por nuk rezultoi e tillë për Cheya Handlay anëtare e jahtit dhe Jeremy JJ Piggott kapiteni i saj.
Ata kanë pranuar për një gjykatë në Australi që po kryenin marrëdhënie seksuale në momentin që jahti luksoz që po drejtohej nga Jeremy, u përplas me një varkë tjetër.
Ata kishin mbuluar dhe kamerën e sigurisë që të mos filmoheshin në momentin që po bënin seks, ndërsa Piggott po e drejtonte jahtin me anë të një telekomande. Në një moment atij i del mjeti lundrues jashtë kontrollit duke u përplasur kështu me një tjetër varkë.
Ngjarja ka ndodhur marsin e kaluar. Në një kasetë të regjistruar në gjykatë, Handlay është shprehur: “Po unë e bëra këtë gjë të gabuar, duke pirë në punë”.
Nga përplasja dëmet që i janë shkaktuar jahtit janë llogaritur rreth 14 mijë dollarë australianë, ndërsa kapiteni Piggott iu vendos një gjobë rreth 4 mijë dollarë. 46 vjeçari u shpall fajtor pasi mbi të rëndonin dy akuza. /albeu.com/
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…
Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…
Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…
I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…
Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…
Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…