Coronavirusi që shpërtheu në Wuhan është përhapur në të gjithë botën që nga rastet e para kur u zbulua në Kinën qendrore në dhjetor.
Të paktën 1.100 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 45,000 njerëz janë infektuar, dhe Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka shpallur shpërthimin një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë ka konfirmuar se virusi mund të transmetohet nga një person në tjetrin – ku një virus i infektuar e infekton tjetrin duke teshtitur ose kollitur – si dhe nga kontakti i drejtpërdrejtë.
Të paktën 510 raste janë të konfirmuara me coronavirus në më shumë se 25 vende dhe territore jashtë Kinës. Dy njerëz kanë vdekur jashtë territorit të Kinës nga virusi – një burrë kinez 44-vjeçar në Filipine, dhe një burrë 39-vjeçar në Hong Kong, transmeton Telegrafi.
Një numër vendesh, të tilla si Shtetet e Bashkuara dhe Japonia, kanë evakuuar shtetasit e tyre gjatë fluturimeve nga Wuhan, kryeqyteti i provincës Hubei.
Kjo është një listë e plotë e vendeve jashtë Kinës kontinentale me raste të konfirmuara të coronavirusit deri më tani.
Kamboxhi (të paktën 1 rast)
Kanada (të paktën 7 raste)
Finlanda (të paktën 1 rast)
Francë (të paktën 11 raste)
Gjermani (të paktën 16 raste)
Hong Kong (të paktën 50 raste, 1 vdekje)
India (të paktën 3 raste)
Itali (të paktën 3 raste)
Japoni (të paktën 28 raste, plus 175 raste të anijeve).
Makao (të paktën 10 raste)
Malajzia (të paktën 18 raste)
Nepal (të paktën 1 rast)
Filipine (të paktën 3 raste, 1 vdekje)
Rusia (të paktën 2 raste)
Singapori (të paktën 47 raste)
Koreja e Jugut (të paktën 28 raste)
Spanjë (të paktën 2 raste)
Sri Lanka (të paktën 1 rast)
Suedi (të paktën 1 rast)
Tajvan (të paktën 18 raste)
Tajlandë (të paktën 33 raste)
Emiratet e Bashkuara Arabe (të paktën 8 raste)
Mbretëria e Bashkuar (të paktën 8 raste)
Shtetet e Bashkuara (të paktën 13 raste)
Vietnami (të paktën 15 raste).
Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…
Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…
Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 5.25, një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje,…
Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.…
Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka ndarë të tjera detaje nga hetimet për kryebashkiakun e arrestuar të…
Ditën e sotme, përmirësohen ndjeshëm kushtet atmosferike në territorin shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe…