Ka pak të dhëna për pronarin e anijes së mallrave “Rhosus”, e cila ishte konfiskuar në Bejrut në vitin 2014 me 2,750 tonë nitrat të amonit. Kapiteni i anijes kishte thënë se ky mall ishte si një bombë që noton.
Besohet se nitrati i amonit i ka dhënë fuqi shpërthimit nga i cili vdiqën më shumë se 100 persona në kryeqytetin e Libanit të martën, shkruan “The Guardian”.
Ish-anëtarët e ekuipazhit të kësaj anijeje thanë se ajo ishte në pronësi të rusit Igor Grechushkin, i cili besohet se tash për tash ndodhet në Qipro, ku mund të ketë leje për banim apo shtetësi të atij vendi.
Grechushkin është me prejardhje nga qyteti i lindjes së largët ruse, Khabarovsk, dhe raportohet se e ka menaxhuar kompaninë “Teto Shipping”, që e kishte në pronësi anijen “Rhosus”.
Anija kishte arritur në Bejrut në vitin 2013 përderisa lundronte nga Gjeorgjia në Mozambik. Asaj i ishte ndaluar largimi nga porti i Bejrutit në vitin 2014 për një mosmarrëveshje që nuk është theksuar, por arsyeja mund të ketë qenë gjendja teknike e anijes apo mospagesa e taksave nga pronari.
Thuhet se më pas Grechushkin ishte larguar nga anija, duke i refuzuar thirrjet dhe negociatat me autoritetet e portit për lirimin e marinarëve. Në ankesat që i kishin dorëzuar në medie në vitin 2014, ish-anëtarët e ekuipazhit kishin thënë se janë lënë të bráktisur në Bejrut dhe nuk u janë dhënë pagat për gati një vit.
“Pronari e ka braktisur anijen dhe ekuipazhin. Pagat nuk janë dhënë, furnizimet nuk janë blerë. Pronari i anijes e ka rèfuzuar atë”, kishte shkruar ish-kapiteni.
Ekuipazhi i anijes, që përbëhej kryesisht nga ukrainasit, ishte mbajtur në të për gati një vit para se të lirohej. Nitrati i amonit ishte konfiskuar dhe ishte mbajtur në një depo të portit.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…