Rritja e rasteve pozitive me koronavirus ka bërë që autoritetet greke të zgjerojnë masat e sigurisë, ndërkohë që po kryejnë teste surprizë në zonat me dendësi të lartë qytetarësh siç janë plazhet, restorantet, etj.
Gjatë kryerjes së këtyre testeve, autoritetet greke kanë zbuluar një vatër të rrezikshme koronavirusi në njërin prej plazheve më të njohura në Greqi, siç është ai i Nammos-it në Mykonos.
Siç raportiojnë mediat greke, përcjell albeu.com, nga 70 teste të kryera në këtë plazh janë zbuluar 11 raste pozitive, ndërsa në plazhin tjetër atë të “Skorpios”, u zbuluan 2 raste pozitive nga 125 teste të kryera.
Shqetësues është fakti se një pjesë e punonjësve në resortet e testuara u larguan fshehurazi pa u marrë tamponi duke bërë që autoritetet të japin alarmin.
Mediat greke raportojnë se më herët, punonjësve u ishte thënë që të mos shkonin të konsumonin ushqim në restorantin aty pranë, si edhe të mos lëviznin në pjesën e dyqaneve luksoze të plazhit. /albeu.com
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…