Categories: Uncategorized

Koronavirusi nuk i kursen jetën foshnjës 13 ditëshe në Britani

Një bebe 13 ditëshe ka humbur betejën me koronavirusin në Britaninë e Madhe. Lajmi është bërë i ditur nga krerët vendas të shëndetësisë të cilët njoftuan se bilanci i jetëve të humbura nga koronavirusi në vend u shtua me 69 persona të tjerë gjatë 24 orëve të fundit.

Foshnja nuk dihet të ketë pasur ndonjë sëmundje tjetër, ndaj rasti i saj ka shkaktuar tronditje në vend. Nuk dihet ende me siguri sesi u infektua fëmija. 19 rajone të Anglisë kanë regjistruar nivele dy herë më të larta vdekjesh sesa normalja gjatë krizës së Covid 19.

Londra është qyteti i goditur më rëndë. Pavarësisht situatës së krijuar, një prej psikologëve më të rëndësishëm në vend, thotë se nuk duhet fajësuar publiku për përhapjen e sëmundjes.

Sipas profesorit John Drury, pjesëtar i grupit keshillues shkencor të qeverisë për situatat e emergjencës, të dhënat tregojnë se në kohë të tilla, më shumë sesa panik apo egoizëm, njerëzit kanë tendencën të tregojnë solidaritet e të jenë bashkëpunues. Mbretëria e Bashkuar shënon deri tani më shumë se 42.200 vdekje nga koronavirusi, ndërsa infektimet kapërcyen shifrën 300.000.

të fundit

Shansi historik i Shqipërisë, Emanuela Rusta drejt Botërorit 2026

Shqipëria ka sot një perspektivë të dyfishtë drejt Kampionatit Botëror. Përveç shpresave që Kombëtarja të jetë pjesë e fazës finale,…

6 minutes ago

Skandalet dhe aferat e Ballukut/ BE ndëshkon qeverinë e Edi Ramës, e skualifikon nga…

Qeveria shqiptare është skualifikuar nga Ministeriali i Energjisë së BE-së. Në një vendim të datës 18 dhjetor, ky ministral ka…

28 minutes ago

Ndarja nga jeta e vokalistit të grupit legjendar “Ilirët”, Policia e Kosovës jep detaje për gjetjen e trupit të pajetë të Shemsi Krasniqit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit, i njohur si “Shemi”, vokalisti i…

36 minutes ago

Përjashtimi i 29 deputetëve të PD-së/ Mblidhet sot Sekretariati i Etikës

Mëngjesin e kësaj të marte në orën 10:00, Sekretariati i Etikës, do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e Partisë…

44 minutes ago

Korrupsioni në Maqedoninë e Veriut: Skandalet milionëshe që tronditën shtetin

Biznesmenët Asmir Jahoski dhe Ratko Kapushevski u arrestuan, ndersa zyra e ish-drejtorit të Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të…

1 hour ago

Pranojeni ose do të arrestoheni/ Trump me program të ri, ofron 3,000 dollarë për emigrantët që vetëdeportohen

Administrata e Presidentit Donald Trump, ka njoftuar një program të ri që u ofron migrantëve pa dokumente deri në 3,000…

1 hour ago