Koronavirusi fatkeqësisht ka mbërritur edhe në Serbi. Ditën e sotme ministri i Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar ka konfirmuar rastin e parë.
I infektuari, është një burrë 43 vjeç nga Subotica, i cili e ka vizituar Budapestin. Atje, motra e tij kishte probleme me frymëmarrjen. Ai aktualisht është vënë në karantinë në një spital të Suboticës.
“Ai është kthyer nga Budapesti dhe nuk është ndjerë mirë. Pacienti ka treguar përgjegjësi dhe është izoluar menjëherë. Testi i infeksionit tregoi se ai është pozitiv në koronavirusin e ri”, tha Lonçar, raporton REL.
Ministri i Shëndetësisë shtoi se nuk kishte vend për panikë dhe frikë. “Serbia është e gatshme, çdo gjë që kërkon profesioni, ne do të bëjmë,” tha Lonçar.
Globalisht, autoritetet konfirmuan mbi 97,000 raste të prekura me koronavirus. Shumica e tyre – mbi 80,000 – janë në Kinë, vendin e origjinës së koronavirusit.
Në të gjithë botën, mbi 3,300 njerëz kanë vdekur nga COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi.
Në SHBA, numri i të vdekurve aktualisht është 12, ndërsa të infektuar janë mbi 200.
Kryetari i PD, Sali Berisha u largua nga Kuvendi në momentin që Niko Peleshi u zgjodh kryetari i ri i…
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion në zonën turistike të Valbonës, ku janë ndërmarrë masa…
Niko Peleshi do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Peleshi ishte sugjerimi i kryesocialistit Edi Rama…
Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…
Gjatë seancës së parë të legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e Partisë Demokratike kanë mbajtur një minutë…
Parlamenti hapi dyert këtë të premte për të pritur deputetët e Legjislaturës së 11-të. Pas seancës së paradites, deputetët iu…