Categories: Uncategorized

KORONAVIRUSI/ Infektohet zv.presidenti bashkë me 3 deputetë, qeveria fsheh numrin real të viktimave

Katër ligjvënës iranianë janë infektuar me koronavirusin e ri, teksa ky virus po përhapet me shpejtësi në Iran, duke detyruar autoritetet që të anulojnë mbajtjen e Lutjeve të së Premtes në shumë xhami në mbarë vendin.

Mohammad Ali Vakili, anëtar i presidiumit parlamentar, tha përmes një postimi në Twitter se katër deputetë janë infektuar me koronavirusin e ri. Disa zyrtarë të tjerë të lartë iranianë po ashtu janë infektuar me virusin, përfshirë edhe zëvendëspresidentin iranian, Masoumeh Ebtekar.

Të lidhura

None found

Njoftimi se katër deputetë janë infektuar me koronavirusin, vjen në kohën kur numri zyrtar i vdekjeve është rritur nga 8 në 34 vetëm në 24 orët e fundit. Ndërkaq, 388 persona të tjerë janë testuar pozitiv me koronavirusin e ri. Por, shërbimi persian i BBC-së ka thënë se burimet e saj kanë njoftuar se të patën 210 persona kanë vdekur nga koronavirusi i ri. Ministria e Shëndetësisë në Iran ka hedhur poshtë këto raportime.

Zyrtarët në Iran po akuzohen se po fshehin shkallën e vërtetë të përhapjes së koronavirusit në vend. Autoritetet anuluan Lutjet e së Premtes për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, teksa Ministria e Shëndetësisë rekomandoi që të gjitha ngjarjet publike, si dasmat dhe funeralet të mos mbahen. Shkollat dhe universitetet, por edhe kinematë, teatrot dhe sallat koncertale janë mbyllur po ashtu.

Koronavirusi i ri, i emëruar Covid-19 është një sëmundje respiratore. Deri më tani, 83 mijë persona janë infektuar nga ky virus dhe 2,800 persona janë raportuar se kanë vdekur. Shumica e vdekjeve janë raportuar në Kinë, ku ky virus u shfaq së pari në muajin dhjetor të vitit të kaluar./REL

të fundit

Gresë Krasniqi says her father refused a medical check-up in The Hague: How can I ask him to accept care from those who betrayed him?

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka refuzuar kontrollin nga mjekët në qendrën e paraburgimit në Hagë. Këtë e…

4 hours ago

Violent protest, government increases number of police officers receiving a €2,500 bonus

Një tjetër vendim nga Këshilli i Ministrave ndryshon skemën e shpërblimit për punonjësit e Policisë së Shtetit, të miratuar më…

4 hours ago

Gresë Krasniqi tregon se babai refuzoi kontrollin mjekësor në Hagë: Si t’i kërkoj të pranojë kujdesin e atyre që e tradhtuan?

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka refuzuar kontrollin nga mjekët në qendrën e paraburgimit në Hagë. Këtë e…

5 hours ago

Yan Diomande mahnit me një gol spektakolar ndaj ish-klubit në Ligën e Kampionëve

Yan Diomande ka shënuar një gol spektakolar për Real Madridin në përballjen ndaj RB Leipzigut, në kuadër të fazës së…

5 hours ago

BE-ja mund të zbusë ndalimin e shitjes së makinave me benzinë dhe naftë pas vitit 2035

Bashkimi Evropian mund të tërhiqet nga plani për ndalimin e shitjes së veturave të reja me motorë me djegie të…

5 hours ago

Si u bë leva e Volkswagen Golf GTI simboli i topit të golfit?

Modeli Volkswagen Golf GTI është i njohur për shumë karakteristika sportive, por një nga detajet më të veçanta të tij…

5 hours ago