Categories: Uncategorized

KORONAVIRUSI/ Austria vendos datën 1 maj për hapjen e qendrave tregëtare

Austria mund të nisë të lehtësojë masat e saj të izolimit kundër koronavirusit duke filluar që nga java e ardhshme deklaroi kancelari Sebastian Kurz, i cili paralajmëroi megjithatë se kjo do të varet nga qytetarët sesa do t`i binden rregullave të distancimit social.

“Qëllimi është që duke filluar nga 14 Prilli … dyqanet më të vogla deri në madhësinë 400 metra katror, si dhe dyqanet e pajisjeve të kopshtarisë e ato të kompjuterëve, mund të hapen përsëri, por kuptohet me kushte të rrepta,” tha Kurz në një konferencë për shtyp.

Ai shtoi se nëse gjërat shkojnë ashtu siç është planifikuar, dyqanet më të mëdha e qendrat tregtare do të rihapen më 1 maj dhe duke filluar nga mesi i majit hotele, restorante dhe shërbime të tjera gjithashtu mund të fillojnë të çelin dyert e tyre, gjithmonë me faza.

Kurz e bëri megjithatë të qartë se kufizimet e lëvizjes që Austria ka ndërmarrë për të luftuar përhapjen e COVID-19, do të mbeten në fuqi dhe u bëri thirrje austriakëve që të mos festojnë Pashkën me njerëz jashtë familjes së tyre.

Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri në mes të majit, dhe eventet publike do të jenë të ndaluara deri në fund të qershorit, sipas kancelarit.

Nëse tendencat e infeksionit filluan të përkeqësohen përsëri, qeveria “gjithmonë ka mundësinë të tërheq frenat e emergjencës” dhe të rivendosë kufizimet, shtoi ai. Austria me 8,8 milion banorë ka aktualisht 12.058 raste të konfirmuara dhe 204 vdekje.

të fundit

“Të hetohet urgjent Sako” – Durrësi nën ujë, PD HAP LETRAT: Ku kanë shkuar fondet miliona euro të dhëna nga BE?

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Reshjet intensive të paralajmëruara këtë javë kanë sjellë një tjetër përmbytje…

17 minutes ago

Hapja e 4 kapitujve të tjerë të negociatave, Spiropali: Tjetër moment i rëndësishëm drejt Evropës

Shqipëria do të mbajë më 16 shtator Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku do të hapen edhe 4…

33 minutes ago

PS nis punën për ndryshimin e Rregullores dhe ndarjen e komisioneve! Peleshi thërret krerët e grupeve parlamentare! Ç’pritet të ndodhë javën e ardhshme?

Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët…

56 minutes ago

I dehur në timon, tenton të korruptojë efektivin e Rrugores, arrestohet 55-vjeçari në Durrës

Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…

1 hour ago

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

3 hours ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

3 hours ago