Categories: Uncategorized

Koment: Një Mali i Zi tepër i madh apo një Serbi shumë e vogël?

Vend mes Lindjes dhe Perëndimit? Aleat besnik i BE-së dhe i NATOs? Fushë loje e një autokrati dhe familjes së tij? Për Malin e Zi mund të bëhen shumë pohime të sakta. Por dy gjëra kryesisht injorohen: madhësia e Malit të Zi dhe marrëdhënia e tij me Serbinë dhe serbët – e vërteta, jo e pretenduara politikisht.

Me 620,000 banorët e tij Mali i Zi është aq i madh sa Luksemburgu ose Dyseldorfi. Të gjithë e njohin njëri-tjetrin: në lidhje me ata pak vetë që janë pjesë e jetës publike, kjo mund të thuhet pa asnjë mëdyshje. Ata kanë qenë në të njëjtën klasë në të vetmin universitet të vendit, dhe madje shpesh kanë qenë në të njëjtën shkollë dhe madje në të njëjtin kopsht fëmijësh.

Sistem klientelist i korruptuar

Rregullat abstrakte dhe institucionet neutrale e kanë nga natyra të vështirë në bashkësi të tilla të vogla. Marrëdhëniet personale janë gjithnjë më të rëndësishme. Kjo nuk vlen vetëm në Ballkan – edhe pse problemi merr një notë të veçantë në shoqëri me lidhje të ngushta familjare, si kudo në rajon. Për të kuptuar vendet e mëdha, mjafton të njohësh rregullat e tyre. Kurse vendet e vogla janë të pakontrollueshme – një ligj prej të cilit Komisioni Evropian dështon rregullisht kur bëhet fjalë për Malin e Zi.

Sistemi klientelist i korruptuar që presidenti aktual, babai i atdheut, udhëheqësi i fuqishëm i partisë dhe kryeministri afatgjatë Milo Gjukanoviç ka drejtuar me kaq lehtësi për dekada është më i vjetër se ai dhe sigurisht që do të mbijetojë.

Nga tre aleancat jo të forta partiake që tani po përgatiten të pasojnë sistemin e Gjukanoviçit, vetëm më e vogla ka një farë ideje se çfarë do të thotë të organizosh një shoqëri sipas rregullave neutrale dhe të detyrueshme për të gjithë. Shumë më i mundshëm se një ndryshim i madh social është që sistemi të mbijetojë pa Gjukanoviçin, dhe madje më shumë të ngjarë ka që presidenti i goditur të përfshihet në një sistem të ri, më të madh dhe më të hapur, por vështirë më pak të korruptuar.

Marrëdhënie ambivalente ndaj Serbisë

Keqkuptimi i dytë ka të bëjë me marrëdhëniet me Serbinë. Gjukanoviçi e çoi në vitin 2006 vendin e tij drejt pavarësisë megjithë rezistencën e madhe.

Shumica e malazezëve që ishin asokohe kundër pavarësisë e konsiderojnë veten si serbë, por sipas kritereve aktuale ata nuk janë pakicë etnike por politike. Konflikti, i cili ende nuk është kapërcyer, fsheh faktin se i gjithë Mali i Zi, si shumica ashtu edhe pakica, ka një marrëdhënie ambivalente ndaj vendit fqinj që është dhjetë herë më i madh.

Serbia nuk është me të vërtetë një vend i huaj; kush shpërngulet nga Mali i Zi dhe shkon në Beograd nuk është i huaj atje. Edhe për malazezët e vetëdijshëm fqinji mbetet i rëndësishëm – të paktën si një alter ego, por fshehurazi edhe si një pikë referimi, si një model ose si një zgjidhje rezervë, nëse udhëheqja e brendëshme bëhet shumë e sigurt në vetvete. Kushdo që bie nga sistemi Gjukanoviç shkon së pari në Serbi.

Shumica e malazezëve nuk duan ta konsiderojnë kombin e tyre si një kozmos më vete. Këtë gjë Gjukanoviqi, që ndryshe vepron me mjeshtëri, e shpërfilli kur iu kundërvu Kishës Ortodokse Serbe në vendin e tij dhe mbështeti Kishën Ortodokse Malazeze, e cila e konsideron veten si kishë e pavarur e malazezëve. Shpronësimi i planifikuar i pasurisë së kishës Ortodokse Serbe ishte për shumë votues një shenjë tjetër se presidenti i tyre po përpiqej për pushtet të plotë. Por ata nuk i besuan atij se mund ta bënte këtë.

Bashkimi Evropian do të bëjë mirë të qëndrojë i qetë në marrëdhëniet e tij me Malin e Zi dhe të pranojë se rregullat për këtë shtet të vogël janë të ndryshme nga ato për fqinjët e tij tre deri në dhjetë herë më të mëdhenj.

Kjo nuk do të thotë që Evropa duhet të mbyllë sytë kur ushtrohet dhunë, kur kritikuesit e qeverisë rrihen ose kur gazetarët që shtrojnë pyetje të pakëndshme i fusin në burg. Por atëherë, ndryshe nga Serbia, Komisioni i BE nuk do të jetë në gjendje të kërkojë një sistem drejtësie në të cilin nuk ndodhin më gjëra të tilla.

Më mirë do të jetë që Komisioni i BE-së të dërgojë ministrin e Jashtëm të një vendi të fuqishëm të BE-së në Mal të Zi me mesazhin e qartë: kështu nuk shkon më! Raportet në Malin e Zi mund të jenë të vështira për t’u kuptuar. Por gjuha e pushtetit kuptohet mirë atje. /DW/

të fundit

Tenderi 6.2 mln euro i sigurisë në burgje kthehet në mollë sherri në KPP, akuza për favorizim të AlbaScan dhe Advanced Business Solutions

Tenderi me fond limit 6.2 milionë euro për mirëmbajtjen e pajisjeve të sigurisë në burgje, i shpallur nga AKSHI në…

12 minutes ago

Hetimi i zgjedhjeve të 11 majit/ Altin Dumani: Kemi sekuestruar prova të rëndësishme, janë kontrolluar zyra dhe…

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka raportuar mbi ecurinë e hetimeve të nisura për parregullsitë në procesin zgjedhor të 11…

23 minutes ago

Motra e Ermonela Felajt përballet me Vetingun, jep shpjegime për pasurinë dhe figurën

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 25 qershor me parashtrimet në çështjen e vetingut të…

39 minutes ago

Shkodër/ Asgjësohen 2936 bimë kanabis, procedohen katër persona (VIDEO)

Në kuadër të operacionit “Koordinata”, sërish janë asgjësuar me mijëra bijë kanabisi në Shkodër, por ajo që vihet re është…

1 hour ago

Klodiana Lala: Banda e Ylli Carës, lidhja me kryepolicin Proda dhe rrëfimi tronditës i një 27-vjeçari

Nga; Klodiana Lala Eduart Koboçi, 27-vjeçar nga Kukësi me kontaktoi përmes telefonit. “Dua të takoj. Do t’iu rrëfej një histori…

1 hour ago

Aksident me vdekje në Durrës

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi dyshohet se me automjetin që drejtonte ka përplasur një të moshuar,…

2 hours ago