Për Harry-n dhe Meghanin, nuk ka paqe as në Kanada. Tani që mund të shijonin lirinë larg detyrimeve mbretërore në vilën e tyre 14 milion dollarëshe në Vancouver, Duka dhe Dukesha e Sussex, po përballen me telashe të reja.
Brenda vetëm disa orësh, më shumë se 80,000 kanadezë firmosën një peticion në internet, përmes të cilit i kërkojë princit dhe bashkëshortes së tij të kujdesen vetë për shpenzimet e tyre të sigurisë. Kostoja e mbrojtjes së Harry-t dhe Meghanit llogaritet në rreth 800 mijë euro në vit.
None found
Por qytetarët e Kanadasë nuk duan që për këtë arsye, të fusin duart në kuletat e veta.
“Kanadezët janë të kënaqur ta mirëpresin Dukën dhe Dukeshën në vendin e vet, por e kanë bërë të qartë se taksapaguesit atje nuk duhet të jenë të detyruar t`i mbështesin”, Aaron Wudrick, presidenti i Federatës Kanadeze të Tatimpaguesve, shoqata që promovoi peticionin.
“Të gjithë Kanadezët dëshirojnë që Dukes e Sussex të jenë në gjendje të përmbushin ambicien e tyre për t’u bërë të pavarur financiarisht”, ka shtuar ai, duke i treguar kështu çiftit të shkëputur prej familjes mbretërore britanike, se disa llogari, mund t`i kenë bërë gabim.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…
Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në qytetin e Chiari-t, në Itali, ku 21-vjeçari Eduart Xhani dyshohet se…
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…
Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit, të zhvilluara më 3 nëntor,…