Për Harry-n dhe Meghanin, nuk ka paqe as në Kanada. Tani që mund të shijonin lirinë larg detyrimeve mbretërore në vilën e tyre 14 milion dollarëshe në Vancouver, Duka dhe Dukesha e Sussex, po përballen me telashe të reja.
Brenda vetëm disa orësh, më shumë se 80,000 kanadezë firmosën një peticion në internet, përmes të cilit i kërkojë princit dhe bashkëshortes së tij të kujdesen vetë për shpenzimet e tyre të sigurisë. Kostoja e mbrojtjes së Harry-t dhe Meghanit llogaritet në rreth 800 mijë euro në vit.
Por qytetarët e Kanadasë nuk duan që për këtë arsye, të fusin duart në kuletat e veta.
“Kanadezët janë të kënaqur ta mirëpresin Dukën dhe Dukeshën në vendin e vet, por e kanë bërë të qartë se taksapaguesit atje nuk duhet të jenë të detyruar t`i mbështesin”, Aaron Wudrick, presidenti i Federatës Kanadeze të Tatimpaguesve, shoqata që promovoi peticionin.
“Të gjithë Kanadezët dëshirojnë që Dukes e Sussex të jenë në gjendje të përmbushin ambicien e tyre për t’u bërë të pavarur financiarisht”, ka shtuar ai, duke i treguar kështu çiftit të shkëputur prej familjes mbretërore britanike, se disa llogari, mund t`i kenë bërë gabim.
Aventura e Marvin Çunit me skuadrën e Sampdorias nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Sulmuesi i…
Artisti i mirënjohur shkodran Frederik Ndoci ka ndarë këtë të hënë lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të nënës…
Një 35-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Athinë, shkruan Protothema. Ngjarja ndodhi në zonën e Agios Panteleimonas, ku…
Presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë fjalës së tij, përshëndeti bisedimet mes liderëve dhe theksoi rëndësinë e një samiti trilateral mes…
Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Bilisht sapo ka dalë nga një klinikë dentare. Nga të dhënat…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka vënë ultimatum Volodymyr Zelenskyyt dhe Ukrainës. Trump ka përjashtuar mundësinë e lejimit të…