Categories: Uncategorized

I dërguar i Trump për bisedimet Kosovë-Serbi merr një tjetër post të rëndësishëm

Presidenti Trump konfirmoi se po emëron ambasadorin amerikan në Gjermani Richard Grenell si Drejtor në detyrë të Zbulimit Kombëtar.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha Zërit të Amerikës se ai do të vazhdojë të mbajë edhe postin e Ambasadorit në Gjermani. Richard Grenell është i dërguar i Presidentit Trump për bisedimet Kosovë Serbi.

Të lidhura

None found

Presidenti e bëri njoftimin të mërkurën vonë në Twitter, pak orë pasi lajmi u bë i ditur nga disa media amerikane.

“Jam i kënaqur të njoftoj se Ambasadori ynë shumë i respektuar në Gjermani, @RichardGrenell, do të bëhet Drejtor në Detyrë i Zbulimit Kombëtar.” “Rick (Richard Grenell) ka përfaqësuar vendin tonë jashtëzakonisht mirë dhe mezi pres të punoj me të,” shkruante Presidenti Trump në Twitter.

Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar shërben si mbikqyrëse e Komunitetit të Shërbimeve të Inteligjencës që përbëhet nga 16 agjenci të ndryshme zbulimi, më e nohura prej të cilave është CIA. Kjo zyrë u krijua pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, për të bashkërenduar punën e agjencive të zbulimit.

CNN njoftoi se Ambasadori Grenell kishte shprehur prej kohe dëshirën për t’u larguar nga posti në Gjermani dhe për të shkuar në sektorin privat, ose në një post tjetër qeveritar. Ambasadori Grenell njihet si përkrahës i fortë i Presidentit Trump.

Posti i Drejtorit të Zbulimit Kombëtar duhet të konfirmohet nga Senati. Nuk është e qartë nëse Ambasadori Grenell do të marrë miratimin për t’u konfirmuar në këtë post, pasi shumë senatorë kanë shprehur rezerva për shkak të punës së tij në Gjermani. VOA

të fundit

Bërvenicë, KSHZ: Deri në orën 11:00 votuan 2.245 persona, pjesëmarrja 13%

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00 në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës…

3 minutes ago

Arlinda Zekaj appeals to judge over protection order as another letter from her is published

Një tjetër letër e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve të vendit, është publikuar gjatë së dielës, kur janë bërë një javë…

9 minutes ago

Hoti accuses the government of legal violations: The draft budget for 2027 was not submitted on time

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…

9 minutes ago

Flames engulf hotel in Ponte di Legno, 40 guests evacuated and 16 taken to hospital

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës një hotel në qendrën e zonës turistike malore të Ponte…

9 minutes ago

Shkencëtarja e Kembrixhit mes 69 viktimave të përplasjes tragjike hekurudhore në Spanjë

Një shkencëtare e njohur e Universitetit të Kembrixhit është konfirmuar mes viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, ku…

9 minutes ago

Made the double-headed eagle with their hands, 4 Albanian students arrested in Montenegro

Ditën e djeshme rreth orës 17:30, katër nxënës shqiptarë janë ndaluar nga policia në qytetin e Kotorrit në Mal të…

9 minutes ago