Costa del Sol në Spanjë do të mirëpresë nga dita e sotme të gjithë prindërit që duan të çojnë fëmijët e tyre në plazh. Për herë të parë pas 6 javësh bllokim, në plazhet e kësaj zone do të lejohet të futen qytetarët.
Marbella dhe Mijas në Costa del Sol, kanë lejuar që vizitorët të shkojnë për shëtitje apo piknike të shkurtra. Policia tashmë i ka hequr shenjat e bllokimit, megjithatë këshillon që të respektohen rregullat e ditura tashmë për mbrojtjen ndaj koronavirus. Në zonat e tjera, situata është ende e paqartë dhe nuk është marrë një vendim.
Në të gjitha zonat ku janë hequr shenjat bllokuese, do të mund të futeni për të bërë shëtitje. Fëmijët nën 15 vjeç duhet të jenë të shoqëruar nga njëri prej prindërve. Ky është një lehtësim i pjesshëm i masave bllokuese, pasi larja në det nuk është ende e lejuar.
Gjithashtu, nuk do të lejohet as udhëtimi i personave nga vendet e tjera drejt këtyre zonave. Maksimumi i aktivitetit tuaj në plazh do të jetë prej 1 ore. Turizmi britanik sipas gjasave, nuk do të lejohet deri në shtator, pasi Mbretëria e Bashkuar duket larg masave të Spanjës deri më tani. Megjithatë, për pushuesit e tjerë, jemi optimist se do të mundet të shijojnë vendet tona turistike përgjatë muajit gusht.
Ka ndërruar jetë në spital, Charlie Kirk aktivisti konservator dhe një nga aleatët e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Vetë…
Pas dy ngjarjeve të rënda kriminale në Shkodër, efektivët e "Shqiponjave" janë kërcënuar me jetë mbrëmjen e kësaj të mërkure…
I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani për “Inside Story” ka rrëfyer përfshirjen e tij në botën e krimit. Nga një…
Kryebashkiau i Vlorës, Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen. Arsyet e largimit të tij nga posti ende mbeten të paqarta. Ermal…
Një aksident me pasojë plagosjen e një çifti të moshuarish ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se një adoleshent 16-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen…