Në Greqi, Autoriteti i Aviacionit Civil njoftoi të mërkurën se do të zgjasë një ndalim të fluturimeve tregtare me gjashtë shtete deri në 15 maj, si pjesë e masave për të ndaluar përhapjen e koronavirusit në Greqi.
Sipas njoftimit për avionët (NOTAMS) lëshuar nga autoriteti, ndalimi ka të bëjë me Italinë, Spanjën, Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar, Hollandën dhe Gjermaninë.
None found
Ndalimi përjashton fluturimet për avionët që transportojnë mallra, pajisje sanitare dhe humanitare. Të përjashtuar janë edhe tragetet, fluturimet shtetërore, të urgjencës, karburantit dhe ushtarake, si dhe ato nga agjensia kufitare e Bashkimit Evropian, Frontex si dhe fluturimet për të mbështetur sistemin kombëtar të kujdesit shëndetësor dhe për të riatdhesuar qytetarët grekë.
Autoritetet greke gjithashtu po zgjasin një ndalim të përkohshëm për hyrjen e shtetasve nga vendet jo të BE, por duke përjashtuar kategoritë e mëposhtme:
Punonjës të shëndetit; shtetas të vendeve të treta që kanë vizë afatgjatë në një vend evropian dhe Shengen; personel qeveritar, diplomatik, ushtarak dhe humanitar; ekuipazhet e avionëve dhe qytetarë jo të BE që kanë marrë një leje udhëtimi nga një Konsullatë Greke.
Sot është një ditë e veçantë për Ernest Muçin. Data 20 maj përkon me ditën e fundit që është në…
Oficeri i Komisariatit të Sarandës, Edmond Ruçi, që u arrestua nga AMP, ka të bëjë me një rast korrupsioni. Pasi…
Alessandra Mussolini, mbesa e diktatorit italian Benito Mussolini, është shpallur fituese e edicionit të fundit të “Grande Fratello VIP” (versioni…
Sasa Hoda ka reaguar pas një incidenti të ndodhur në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, ku thotë se është ofenduar…
Me anë të një postimi në "Facebook", kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas ndalimit…
Detaje tronditëse kanë dalë nga hetimet për sulmin në një xhami në San Diego të Shteteve të Bashkuara. Sipas autoriteteve…