Greqia ka vendosur që të bllokojë për dhjetë ditë me radhë ishullin e Parosit pas zbulimit të 13 rasteve me koronavirus brenda 24 orëve të fundit.
Sipas vendimit të autoriteteve, banorët e ishullit duhet të ndjekin disa masa strikte gjatë ditëve në vijim me qëllim ndalimin e përhapjes së koronavirusit, raporton albeu.com.
None found
Kështu, mbyllen të gjitha aktivitetet tregtare nga ora 23:00 deri në 07:00 të mëngjesit, mbyllen të gjithë tregjet publike, ndërsa nuk lejohet mbledhja në ambiente publike apo private të më shumë se 9 personave.
Urdhri ndalon uljen në një tavolinë restoranti të më shumë se 4 personave, ndërsa përjashtim bëhet vetëm nëse bëhet fjalë për familjarë të afërt, të cilët mund të ulen deri në 6 persona.
Gjithashtu, çdokush duhet të mbajë maske në ambientet publike dhe private deri në një urdhër të dytë.
Greqia ka një rritje të beftë të rasteve me koronavirus gjatë ditëve të fundit dhe autoritetet shohin si shkak për këtë dasmat si edhe aktivitetet e të rinjve, siç janë baret, restorantet, beach bar-et, etj.
Gjatë ditës së djeshme, autoritetet shqitare njoftuan për një ndryshim të regjimit të kalimit të udhëtarëve në pikat doganore mes Shqipërisë dhe Greqisë për shkak të masave kundër koronavirusit. /albeu.com
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet brenda Partisë Socialiste dhe raportet mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa…
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste dhe fjalimit të kryeministrit Edi…
Fatmir Xhafaj ka kundërshtuar kërkesën për hedhjen në votë për përjashtimin nga Partia Socialiste të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës.…
Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, që po vijon me dyer të mbyllura, kryetari i Grupit…
Për të parën herë, Shtetet e Bashkuara kanë përmendur mundësinë e tërheqjes së Ukrainës nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit…
Koordinatori nacional për luftën kundër terrorizmit, Pavle Trajanov, vlerëson se Maqedonia duhet ta shfrytëzojë momentin politik në Serbi për të…