Në mes të tensioneve që janë në kulm dhe paralajmërimeve për luftë nga ana e Turqisë, vendimi i fundit i qeverisë greke për të dërguar ushtarë në ishullin Kastelorizo duket se i ka hedhur benzinë zjarrit.
Në një reagim të fundit, zëdhënësi i partisë në pushtet në Turqi, Omer Ccelik e cilësoi vendimin për të dërguar ushtarë në ishullin në fjalë si një pirateri të kohëve moderne duke theksuar se Greqia do të marrë përgjigjen e duhur për veprimin e kryer.
Greqia dërgoi një ditë më parë një numër të madh ushtarësh në ishullin vetëm 2.8 kilometra përballë Turqisë duke shkaktuar reagim të fortë të Ankarasë, shkruan albeu.com.
Turqia këmbëngul se në marrëveshjet e mëparshme mes këtij shteti, Greqisë dhe Fuqive të Mëdha është vendosur që ishujt në fjalë të jenë të demilitarizuar.
Prej disa muajsh, Turqia dhe Greqia janë në një situatë konfliktuale me njëra-tjetrën për shkak të pretendimeve në Egjeun Lindor.
Ishulli ku Greqia dërgoi ushtarët është molla e sherrit mes dy shteteve, pasi Turqia këmbëngul se Kastelorizo s’duhet të ketë Zonë Ekskluzive Ekonomike për shkak se ndodhet shumë pranë bregut turk, ndërsa Greqia pretendon të kundërtën. /albeu.com
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…