Pasi Harry dhe Meghan hoqën dorë nga detyrat mbretërore dhe u larguan për në Amerikën e Veriut, jeta e tyre mori një rrjedhë tjetër. Edhe ka kaluar kohë nga ky vendim, Harry nuk kishte pasur mundësi të bisedonte vetëm për vetëm me mbretëreshën, deri të dielën që lamë pas. Ata u takuan dhe patën një bisedë të gjatë, që zgjati 4 orë, ku u thanë shumë gjëra.
“Mbretëresha kishte shumë për të folur me Harry-n dhe ishte koha ideale që ata të thoshin çfarë kishin për të thënë. Kur Harry dhe Meghan bënë të ditur vendimin e tyre, gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe ishte një situatë stresuese për të gjithë. Të dielën e kaluar ishte hera e parë që mbretëresha pati mundësinë të fliste me Harry-n vetëm për vetëm dhe të mësonte planet e tij. Ishte një ambient i qetë dhe të dy patën mundësinë të flisnin sinqerisht”, -është shprehur një burim për The Sun.
Burimi ka shtuar gjithashtu se mbretëresha është shumë e mërzitur për largimin e Harry-t dhe Meghan-it dhe do të donte ta shihte Archie-n më shpesh, ashtu siç dëshiron edhe pjesa tjetër e familjes. Megjithatë, ajo e ka pranuar faktin që çifti e ka ndarë mendjen për të jetuar në Amerikën e Veriut.
Harry është shumë i dashur për mbretëreshën dhe gjatë takimit, ajo ia bëri të ditur se ai dhe Meghan-i janë gjithmonë të mirëpritur të rikthehen në pallat nëse ndryshojnë mendje, pasi ajo t’i mirëpresë krahëhapur.
Me sa duket, gjërat po rregullohen…
Gjatë seancës së parë të legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e Partisë Demokratike kanë mbajtur një minutë…
Parlamenti hapi dyert këtë të premte për të pritur deputetët e Legjislaturës së 11-të. Pas seancës së paradites, deputetët iu…
Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit,…
Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…
Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…
Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…