Frika nga koronavirusi ka shtyrë presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli, të punojë nga shtëpia për dy javët e ardhshme pasi vizitoi Italinë në fundjavë dhe do të ndjekë masat për vetëizolim.
Sassoli i cili është italian nga Firence thotë se kjo është një situatë delikate për të gjithë por koronavirusi nuk mund të bllokojë demokracinë prandaj ai do vijojë të ushtrojë detyrat e tij si President i PE nga shtëpia e tij.
None found
“Këshillat e reja të paraqitura nga qeveria italiane shtrin zonën e mbrojtur në të gjithë territorin kombëtar. Kjo ka pasoja të rëndësishme për sjelljen e eurodeputetëve italianë. Për këtë arsye, unë kam vendosur pasi kam qenë në Itali gjatë fundjavës së fundit, si masë paraprake, të ndjek masat e treguara dhe të ushtroj funksionin tim si President nga shtëpia ime në Bruksel në përputhje me 14 ditët e treguara nga protokolli shëndetësor .Covid-19 i detyron të gjithë të jenë përgjegjës dhe të jenë të kujdesshëm. Është një moment delikat për të gjithë ne. Parlamenti do të vazhdojë të punojë për të ushtruar detyrat e tij. Asnjë virus nuk mund të bllokojë demokracinë. “.- tha Sassoli.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në jetën tuaj sentimentale sot mund të shfaqen ndjenja të thella…
Ernest Muçi u kthye si protagonist në radhët e Trabzonsporit, duke ndihmuar këtë të fundit që të triumfonte me penallti…
Kreu i partisë “Lëvizja bashkë”, Arlind Qorri, dhe gazetari Alban Dudushi, kanë debatuar në “Top Story”, teksa po diskutohej për…
Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta në moshën…
Analisti Andi Bushati ka komentuar thellimin e hetimeve të SPAK në lidhje me dosjen e AKSHI-t, ku u sekuestruan mbi…
Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë. Blutë sqarojnë, se një 39-vjeçar…