Edhe Franca ka bërë ndjekur hapat e Gjermanisë.
Sipas Ministrisë së Brendshme Franceze, pasagjerët kanë filluar të testohen për koronavirusin në aeroportet e Parisit, të shtunën, në ditën e parë të hyrjes në fuqi të urdhërit për kontrollin e udhëtarëve nga 16 shtete ku ka qarkullim të lartë të virusit.
Nga mëngjesi i të shtunës, pasagjerët që mbërrijnë në Francë me avionë, mbi moshën 11 vjeç, nga 16 vende të rrezikuara, duhet të paraqesin në mbërritje rezultatin e një testimi për koronavirusin të kryer jo më shumë se 72 orë më parë. Nëse pasagjeri nuk e ka këtë dokument, ai testohet në një zonë të caktuar në aeroport. Pasi testimi të kryhet, pasagjeri duhet të japë të dhënat e tij personale dhe mund të vazhdojë udhëtimin në fFrancë ose tranzit, shpjegon ministria e brendshme franceze.
Pasagjerët rikontaktohen nga autoritetet në rast të një rezultati pozitiv dhe vendosen në monitorimin e gjurmimit të kontakteve. Në ditën e parë të masës, 2671 pasagjerë mbërritën në aeroportet Roissy dhe Orly nga vendet që konsiderohen me rrezik dhe prej tyre, 556 u testuan. 16 vendet e rrezikshme, sipas Francës, janë Kuvajti, Bahreini, Emiratet e bashkuara arabe, SHBA, Panamaja, Afrika e Jugut, Algjeria, Brazili, India, Izraeli, Madagaskari, Omani, Peruja, Katari, Serbia dhe Turqia.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…