Categories: Uncategorized

Franca dërgon anije dhe avionë kundër Turqisë në Egje (VIDEO)

Egjeu Lindor nuk po gjen qetësi dhe duket se situata është nxehur shumë gjatë orëve të fundit.

Franca i është përgjigjur Turqisë duke dërguar në zonë një “task forcë” me anije dhe avionë, të cilat tashmë janë duke kryer stërvitje ushtarake me marinën dhe forcat ajrore greke pikërisht në zonën ku ndodhen anijet turke.

Mediat greke raportojnë se “task forca” e Francës përbëhet nga helikoptermbajtësja “Tonnerre” dhe fregata “La Fayette”. Stërvitjes i janë bashkuar edhe disa anije ushtarake greke, raporton albeu.com.

Ndërkohë, në stërvitje janë duke marrë pjesë edhe dy avionë të avancuar francezë “Rafale”, të cilët më pas do të pozicionohen në ishullin e Kretës.

Prej disa ditësh, një flotë turke e përbërë prej anijeve ushtarake si edhe tre anije kërkimore janë duke kryer kërkime për gaz në zonën detare mes Qipros dhe ishullit të Rodosit, për të cilën Greqia pretendon se i përket Zonës Ekskluzive Ekonomike të saj. /albeu.com

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago