Categories: Uncategorized

Fitoi 184 milionë franga në lotari, por kjo grua punon sërish kameriere

Tetorin e kaluar u bë i njohur emri i saj në komunë, pasi që komuna e saj e vogël pati befasisht të ardhura të jashtëzakonshme tatimore prej rreth 23,7 milionë frangash

Olivia K. (48) është gruaja nga Aargau që ka fituar 184 milionë franga në lotarinë Euromillions. Pavarësisht kësaj, gruaja me prejardhje nga Gjermania vazhdon të punojë tri ditë në javë si kameriere në restorantin ku punonte prej 11 vjetësh.

Të lidhura

None found

Numrat me fat: 7, 17, 29, 37, 45. Plus numrat me yje 3 dhe 11 i sollën asaj prej 183.9 milionë franga, më 2 tetor 2018. Kishte paguar vetëm 24.50 franga për biletën që e bëri multimilionere, transmeton albinfo.ch.

Kjo ka qenë shuma e dhjetë më e madhe e fituar ndonjëherë në gjithë Evropën dhe më e madhja në historinë e Zvicrës në Euromillions.

Me gjithë fitimin e madh, Olivia ka vendosur të qëndronte në fshatin e saj dhe të mbante punën.

Tetorin e kaluar u bë i njohur emri i saj në komunë, pasi që komuna e saj e vogël pati befasisht të ardhura të jashtëzakonshme tatimore prej rreth 23,7 milionë frangash shkruan bw.

“Pasi fituam, vendosëm të ndërtonim një shtëpi të bukur për veten tonë”, tha Olivia K. Përveç kësaj, ajo dhe burri i saj secili blenë nga një BMW. Familja nuk ka fëmijë, por mban dy qen.

Për shkaqe që dihen, ajo nuk ka pranuar të dalë në gazetë me emrin e saj të vërtetë. Po ashtu nuk ka dashur të publikohet as emri i restorantit ku punon dhe as i komunës.

të fundit

Carvajal kërkon një klauzolë të veçantë për t’u transferuar te Getafe

Një raportim në mediat spanjolle të enjten pretendoi se ish-mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, ka vendosur një kusht të…

4 minutes ago

Lala: Telefoni i Ergys Agasit ishte fshirë, por të dhënat mund të rikuperohen, hetimi për Vlora Hysenin mund të zgjasë deri në një vit

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja nga hetimet për çështjen e Vlora Hysenit, duke deklaruar se telefoni i…

9 minutes ago

Kurti zhvilloi takim me ambasadorin italian Maurizio Antonini

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini, nga i cili pranoi urime…

22 minutes ago

Antigona Ramosaj rrëfen për herë të parë betejën me sëmundjen e rëndë: Mirënjohje për Albërien që nuk iu nda

Motra e Albërie Hadërgjonajt, Antigona Ramosaj, ka folur për herë të parë për betejën me sëmundjen e rëndë që kaloi…

24 minutes ago

Katie Zacharia in the running to succeed Karoline Leavitt as White House press secretary

Komentatorja konservatore Katie Zacharia i është ofruar posti i sekretares së shtypit në Shtëpinë e Bardhë, konfirmoi një zyrtar i…

27 minutes ago

Romance or thriller?

“Në shënjestër” ‘Në vijim të veprimeve hetimore ka rezultuar se më datë 20 Korrik 2026, në ambientet e ‘Equos Resort’…

27 minutes ago