Presidenti i Turqisë Reçep Tayyib Erdogan iu drejtua sot popullit turk duke dhënë lajmin se kanë zbuluar sasi të mëdha gazi në hapësirën detare i përket Turqisë në detin e Zi.
“Sot është një ditë historike”, tha Erdogan teksa dha lajmin se anija kërkuese “Fatih” ka gjetur një rezervë gazi prej 320 miliard metër kub në detin e Zi, shkruan albeu.com.
None found
Anija në fjalë kishte filluar kërkimin që më datë 20 korrik, ndërsa ka hasur në rezervën e gazit pak ditë më parë, kur edhe Erdogan njoftoi se do të jepte një lajm të madh për popullin turk duke mos dhënë detaje të tjera fillimisht.
Presidenti turk tha se sasia e gjetur e gazit është shumë e madhe dhe mund t’i shërbejë vendit për disa dekada.
Ndërkohë, në mediat opozitare turke ky lajm është komentuar si zhvillim të shërbim të fushatës në Turqi, e cila sipas tyre pritet të shkojë në zgjedhje të reja gjatë muajve në vijim.
Gjetja e rezervave të naftës dhe gazit ka qenë një ëndërr e hershme e turqve, ndërsa kërkimet kishin nisur që në periudhën e Perandorisë Osmane, por pa rezultat. /albeu.com
Ndeshja e Kupës së Botës mes Francës dhe Iranit është pezulluar përkohësisht për shkak të kushteve të këqija atmosferike pranë…
Analisti politik Ylli Hoxha ka deklaruar se këtë herë ekzistojnë më shumë shanse për krijimin e një shumice më stabile…
Belgjika i ka lëshuar viza një delegacioni taleban për të marrë pjesë në një takim për migracionin në Bruksel, duke…
Një sherr me grushte ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në bulevardin “Ismail Qemali”, në lagjen Lef Sallata në…
Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos u druani, pasi me maturinë…
Një nga historitë më të bukura të Kupës së Botës 2026 vazhdon të jetë ajo e Kepit të Gjelbër. Përfaqësuesja…