Categories: Uncategorized

Ekzekutoi 3 persona, agresori “personazh” i njohur për autoritetet britanike

Një ngjarje e rëndë ka tronditur së fundmi Britaninë, ku nga një sulm mbetën të vrarë 3 persona.

Mediat britanike raportojnë se autori i dyshuar i sulmit është person i njohur për MI5, autoritetet e sigurisë së Britanisë së Madhe.

Khairi Saadallah, 25 vjeç, u arrestua në vendngjarje të shtunën në mbrëmje, ndërsa policia thotë se nuk ka version tjetër pse u krye masakra, përpos qëllimeve të terrorit.

Burimet i thanë BBC-së se ai është me origjinë nga Libia dhe erdhi në vëmendjen e MI5 në vitin 2019.

Një prej viktimave është mësues dhe quhet James Furlong, i konsideruar nga të tjerët si “mjaft i talentuar dhe frymëzues”.

Kryeministri britanik Boris Johnson tha se ishte i mërzitur nga sulmi, duke shtuar se do të shikojë mundësinë për të ndryshuar legjislacionin për elementët e terrorit.

Ndërkaq, kreu i policisë kundër terrorizmit Neil Basu tha se Saadallah ka qenë element i njohur për MI5. Basu u shpreh se ndjen keqardhje, duke ngushëlluar të afërmit e viktimave.

të fundit

Të shtëna me armë zjarri në Kukës/ Plagosen dy persona, shpallen në kërkim 2 vëllezër

Pasditen e sotme rreth orës 14:35, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Kukësit, ku për pasojë…

8 minutes ago

Nesër protesta e opozitës, “blindohet” Kryeministria (VIDEO)

Një ditë para protestës së opozitës, në ambientet e jashtme të godinës së Kryeministrisë ka nisur vendosja e mburojave metalike…

15 minutes ago

Aksident në aksin Cërrik–Belsh, shoferja përplas të këmbësoren në vijat e bardha

Ditën e sotme rreth orës 14:05, një aksident rrugor është regjistruar në aksin rrugor Cërrik–Belsh, ku një automjet i drejtuar…

44 minutes ago

Big Brother VIP/ Çfarë aleance, unë me atë? Miri habit për Stinen: Do t’i fus shkelmin…

Mbrëmjen e djeshme, ka nisur edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, ku 14 personazhe janë bërë pjesë e shtëpisë…

1 hour ago

Miliona dollarë për 17 minuta, Jake Paul rekord fitimesh në historinë e boksit

Jake Paul u mund nga Anthony Joshua, në ndeshjen e boksit të mbajtur në Miami. Boksieri britanik Joshua, “hodhi në…

2 hours ago

Kryeministri deklaroi se do pengojë kërkesën e SPAK/ Reagon Bardhi: Me urgjencë duhet t’i hiqte imunitetin Ballukut, Rama po kërkon të blejë kohë, e di se rrethi po ngushtohet

Kryetari i grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me imunitetin e…

2 hours ago