Categories: Uncategorized

Eksperti ngre alarmin: Austria mund të ketë fatin e Italisë në luftën ndaj koronavirusit

Eksperti austriak Shtefan Turner, profesor i shkencave për sistemet komplekse pranë universitetit të mjekësisë në Vjenë, paralajmëron për rrezikun e heqjes së parakohshme të masave kundër përhapjes së koronavirusit në Austri, pasi sipas tij një gjë e tillë do ta dërgonte vendin sikurse Italinë sa i përket numrit të vdekurve.

Gjatë një interviste dhënë agjencisë austriake të lajmeve APA, Turner tha se rënia e numrit të prekurve nuk mund të jetë një shenjë e optimizmit të tepruar duke theksuar se nuk duhet të hiqen masat e ndërmarra.

“Nëse përqindja e vdekjeve në Austri vazhdon të rritet në javët e ardhshme, atëherë do të arrijë përqindjen e vdekjes sikurse në Itali”, ka shtuar ai.

“Është mirë kur veprimet japin rezultate pozitive, por nëse çdo katër ditë dyfishohet numri i të infektuarve atëherë është e tmerrshme”, shtoi eksperti Turner.

Turner beson se nëse shikohet dhe analizohet se si ka filluar gjithçka në Itali kur është fjala për të vdekurit, Austria gjendet pothuajse në një krizë identike.

Ai madje ka përmendur dy skenarë të mundshëm të situatës aktuale.

Në rastin më të mirë në fillim të prillit do të vie deri te momenti kulmor i të infektuarve me të cilët do të duhej të ballafaqohej sistemi shëndetësor, kurse nga 14 prilli duhet planifikuar mënyra se si të kthehen njerëzit nëpër punë dhe të mos vjen deri te rritja e re e të prekurve me COVID-19.

Kur është fjala për skenarin më të keq, Turner tha: “Nëse po e zëmë se numri i të infektuarve do të shkonte në qindra mijëra deri në fund të prillit, një gjë të tillë nuk do të mund ta përballonte sistemi ynë shëndetësor”.

Se cili skenar është më i mundshëm të ndodh është vështirë të prognozohet në këtë rast.

të fundit

Prej rreth një muaji i zhdukur, gjendet pa shenja jete 44-vjeçari, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…

1 minute ago

VOTIMI/ OKB mbështet një shtet palestinez, por pa Hamasin! Shqipëria abstenon, SHBA kundër dokumentit në Asamblenë e Përgjithshme

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…

6 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit për këtë të shtunë

Pothuajse i gjithë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë intervale të gjata…

36 minutes ago

“More me vete edhe fëmijërinë time” / Rudina Hajdari kujton të atin në 27-vjetorin e vdekjes: Më ka përndjekur dyshimi, kush kishte dorë në vrasjen tënde

Në 27-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, Rudina Hajdari ka ndarë një mesazh të ndjerë në kujtim të të atit.…

39 minutes ago

BËHUNI GATI! Eklipsi diellor më 21 shtator sjell ndryshime të fuqishme për 4 shenja të zodiakut

Ky eklips sjell energji të fuqishme pastrimi dhe fillimesh të reja. Virgjëresha lidhet me rendin, shëndetin, zakonet e përditshme dhe…

9 hours ago

Elhaida Dani, tre bashkëpunime të mëdha në një album

Pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe një pune të mbajtur në fshehtësi për më shumë se një vit, Elhaida…

9 hours ago