Ky është momenti kur një vajzë 14-vjeçare mëson live në një shoë televiziv se e ëma ka ndërruar jetë. Vajza ishte duke bërë apel në televizion për të mbledhur fonde për nënën e sëmurë me diabet. Mirëpo, e mitura mori lajmin se e ëma kishte ndërruar jetë pasi e kishte parë që e bija kishte kaluar në raundin pasardhës të shfaqjes televizive.
Pasi kishte performuar në “Liga Dangdut Indonesia”, Jannah u tha anëtarëve të jurise se nëse do të fitonte, paratë që do të merrte do t’i shpenzonte për të kuruar të ëmën, e cila vuante nga diabeti. Me të kaluar në raundin pasardhës, pasi u vlerësua si një vajzë me talent, anëtrët e stafit menduan se do të ishte një ide e mirë që ajo të telefononte live të ëmën dhe t’i jepte lajmin e gëzuar.
Por ja që gjërat nuk shkuan siç u mendua. Kur vogëlushja telefonoi të ëmën, në telefon iu përgjigj xhaxhai. Mes lotësh ai i dha vajzës lajmin e trishtë, duke bërë që ajo të shpërthente në lot.
Videoja ku paraqitet gjithë momenti i rëndë, u publikua në Tëitter nga këngëtari Azim Kamaruzzaman dhe është parë mbi 250 mijë herë.
Në video, xhaxhai dëgjohet të thotë:
Jannah, mamaja jote tha të bëhesh e fortë sepse do të të duhet të kujdesesh për familjen tani. Ne e duam atë si pjesëtare të familjes tonë, por për fat të keq, Allahu e donte më shumë dhe e mori pranë vetes. Mamaja jote ndërroi jetë”.
Pasi dëgjuan këto fjalë, jo vetëm vajza, por edhe anëtarët e jurisë shpërthyen në të qara. Ata i ofruan mbështetjen e tyre. Mamaja e Jannah dyshohet se ndërroi jetë për shkak të një ataku në zemër.
Nga momenti që e ëma i vdiq, adoleshentja ka qenë mjaft aktive në Instagram. Në një prej fotove të saj ajo ka shkruar:
Vazhdoj të buzëqesh, për fat të mirë, ti do të qeshësh në qiell”.
Situata në Serbi është e tensionuar: Çdo ditë ka raportime të reja për dhunë policore kundër demonstruesve, arrestime dhe akuza…
Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme pranë fshatit Dhoksat teksa po udhëtonte në drejtim të Gjirokastrës. Mjeti…
Çfarë do të thotë të lindësh, të rritesh dhe të jetosh nën një regjim komunist? Këtë e shpjegon Ermal Meta,…
Një stuhi e papritur dhe e fuqishme me erë dhe breshër goditi bregdetin e Romagnës para agimit, duke filluar në…
Një zjarr është regjistruar mesditën e sotme në qendër të Elbasanit. Mësohet se zjarri ka rënë një një ndërtesë të…
Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave…