15 mijë paund vetëm për të mbuluar trupin me tatuazhe, kjo është historia e një vajze në Mbretërinë e Bashkuar.
Nadine Anderson, ka mbuluar me tatuazhe rreth 90% të trupit të saj, madje duke zgjedhur që pjesën më të madhe të lëkurës ta ngjyrosë në ngjyrë të zezë, pa bërë asnjë dizajn.
None found
Ajo tregon se ka adhuruar gjithnjë tatuazhet që babai i saj ka pasur, dhe dhurata që i ka kërkuar në moshën 18-vjeçare ka qenë pikërisht që edhe ajo të bënte disa.
“Ai më tha se nëse mendoj se kjo është mirë për mua dhe nuk më shkakton asnjë problem, atëherë mund të vazhdoj dhe të bëj sa të dua”.
Pamja e saj sot është shumë e çuditshme, ndërsa thotë se një pjesë e familjes së saj dhe miqve mendojnë se është çmendur që ka përfunduar në këtë fazë.
Anderson nuk e vret aspak mendjen për komentet negative, teksa thotë se ndihet rehat dhe i pëlqen përfundimi.
Të gjitha këto tatuazhe i kanë kushtuar asaj plot 15 mijë paund.
Në rrjetet sociale, komentet ndaj saj nuk kanë qenë shumë pozitive, por 23-vjeçarja thotë se nuk shqetësohet aspak dhe se çdokush ka të drejtë të bëjë ç’të dojë në jetën dhe trupin e tij.
Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…
Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…
Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…
Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…
Granit Xhaka nuk e ka fshehur zhgënjimin pas një tjetër humbjeje të Sunderlandit në Ligën Premier, këtë herë me rezultat…
Edon Zhegrova duhet vlerësuar dhe të zhvillojë më shumë minuta, kjo së paku është kërkesa e shumë tifozëve të Juventusit…