Categories: Uncategorized

Donald Trump kundër OBSH, nuk do të ndihmojë për vaksinën

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, tha se nuk do të angazhohet në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare për të zhvilluar dhe shpërndarë një vaksinë kundër COVID-19 sepse “nuk dëshiron të kufizohet nga grupe shumëpalëshe si Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)”, shkruan Asocciated Press.vaksina
Gazeta Washington Post, më 1 shtator raportoi për vendimin amerikan që të angazhohen veçmas për vaksinën. Shtëpia e Bardhë në fillim të korrikut vendosi për të tërhequr Shtetet e Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Presidenti Trump pretendon se OBSH-ja ka nevojë për reformë dhe është shumë e ndikuar nga Kina.

Disa shtete në botë kanë punuar drejtpërdrejt për të siguruar furnizime të vaksinave, por të tjerët po bashkojnë përpjekjet për të pasur sukses kundër një sëmundjeje që nuk njeh kufij gjeografikë.

Më shumë se 150 vende po i bashkohen një strukture globale të vaksinimit, COVAX.
COVAX është një program që synon të bashkojë fondet e shteteve të pasura dhe të organizatave joqeveritare, me qëllim të zhvillimit të vaksinës për sëmundjen COVID-19, që shkakton koroanvirusi, si dhe ta shpërndajë atë në gjithë botën.

Kjo përpjekje e bashkëpunimit, e lidhur me OBSH-në, do t’u lejojë kombeve të përfitojnë nga një portofol i vaksinave të mundshme në mënyrë që të sigurohen se qytetarët e tyre do të kenë qasje të shpejt në cilëndo vaksinë që konsiderohet efektive.

OBSH-ja thotë se edhe qeveritë që bëjnë marrëveshje me prodhuesit individualë të vaksinave do të përfitojnë nga bashkimi me COVAX sepse do të siguronte vaksina rezervë në rast se ato që bëhen përmes marrëveshjeve dypalëshe me prodhuesit, nuk janë të suksesshme.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të angazhojnë partnerët tanë ndërkombëtarë për të siguruar që ne ta mposhtim këtë virus, por ne nuk do të kufizohemi nga organizatat shumëpalëshe të ndikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e korruptuar dhe Kina”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere.

“Ky president nuk do të kursejë asnjë shpenzim për të siguruar që çdo vaksinë e re të ruajë standardin e Administratës së Ushqimit dhe Barnave për sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës”, theksoi ai.

Republikani Ami Bera, tha se vendimi i administratës do të pengojë betejën për t’i dhënë fund pandemisë.

“Anëtarësimi në COVAX është një masë e thjeshtë për të garantuar qasjen e SHBA-së në një vaksinë – pa marrë parasysh se kush është i pari që e zhvillon atë” shkroi Bera.

“Kjo qasje e vetme e lë Amerikën në rrezik për të mos poseduar një vaksinë”, tha ai.

Vendimi i administratës, i shoqëruar me tërheqjen e SHBA-së nga OBSH-ja, do të thotë se SHBA-ja po heq dorë nga udhëheqja globale në luftën kundër pandemive, tha Tom Hart, drejtori për Amerikën e Veriut në “The ONE Campaign”, një organizatë avokimi.

“Jo vetëm që kjo lëvizje vë në rrezik jetën e miliona njerëzve në të gjithë botën, por mund të izolojë plotësisht amerikanët nga një vaksinë efektive kundër COVID-19”, tha Hart.

Dhjetëra vaksina kundër COVID-19 po testohen në botë.

Kompania AstraZeneca njoftoi të hënën se vaksina e saj kandidate ka hyrë në fazën e fundit të testimit në SHBA. Kompania me bazë në Angli tha se studimi do të përfshijë deri në 30.000 të rritur nga grupe të ndryshme racore, etnike dhe gjeografike.

Dy kompanitë kandidate të tjera filluan testimin përfundimtar këtë verë në dhjetëra mijëra njerëz në SHBA. Njëra u krijua nga Institutet Kombëtare të Shëndetit dhe prodhuar nga kompania Moderna Inc., dhe tjetra u zhvillua nga kompania Pfizer Inc. dhe BioNTech e Gjermanisë. REL

të fundit

Osmani për projektligjin për Luginën e Preshevës: Diskriminimi sistematik ndaj shqiptarëve më nuk është i padukshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se avancimi i Projektligjit për vlerësimin e diskriminimit në Luginë të Preshevës dërgon mesazhin…

16 minutes ago

“Mbështetësi i PD më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se protesta e opozitës…

29 minutes ago

Ludo Lee për Londrimin: Ai nuk është aq engjull sa duket!

Përplasjet mes Londrimit dhe Ludo Lee në “Big Brother VIP Kosova” kanë marrë një tjetër drejtim, duke u bërë një…

43 minutes ago

Presidenti Duka prezanton strategjinë e re ‘Vision to Victory 2026-2030’: “Ta kthejmë së bashku vizionin në fitore”

Federata Shqiptare e Futbollit organizoi këtë të hënë eventin e rëndësishëm të prezantimit të strategjisë “Vision to Victory 2026-2030”. Një…

49 minutes ago

Shefi i NATO-s “dorëzohet” përpara Donald Trump: Evropa të vazhdojë të ëndërrojë nëse mendon se mund të mbrohet pa Amerikën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se Evropa duhet të “vazhdojë të ëndërrojë” nëse mendon se mund të…

1 hour ago

Mbyllja e kadastrës së Vlorës/ Reagon drejtuesi politik i PS-së, Bledi Çuçi

I deleguari politik për qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi, ka reaguar këtë të hënë lidhur me vendimin e fundit për…

2 hours ago