Categories: Uncategorized

Donald Trump dërgohet në spital ushtarak

Presidenti Trump po dërgohet në qendrën spitalore e ushtrisë amerikane Walter Reed pranë Uashingtonit për trajtim mjekësor kundër koronavirusit, njofton Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti është me humor të mirë, ka simptoma të lehta dhe ka vazhduar punën gjatë gjithë ditës”, tha në një deklaratë për shtyp zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany.

“Nisur nga synimi për të qenë mëse të sigurtë dhe të kujdesshëm dhe bazuar në rekomandimet e mjekut të tij personal dhe të ekspertëve të shëndetit, presidenti do të punojë për disa ditë të ardhshme nga zyrat presidenciale në kompleksin Walter Reed. Presidenti Trump është mirënjohës për dashamirësinë dhe mbështetjen që ka marrë ai dhe Zonja e Parë,” përfundon deklarata për shtyp.

Më herët të premten, mjeku i presidentit, Dr. Sean Conley, tha në një deklaratë për shtyp se presidenti mori një dozë intravenoze anti-trupash të dyfishtë të prodhuara nga Regeneron Pharmaceuticals Inc, duke e shoqëruar me zink, vitamin D, famotidinë, melatoninë dhe aspirinë.

Presidenti Donald Trump “vazhdon të jetë i këputur, por (është) me humor të mirë”, pasi u trajtua me një kokteil eksperimental antitrupash ndaj COVID-19, tha mjeku.

REGN-COV2, ilaçi i kompanisë Regeneron, është pjesë e një klase ilaçesh eksperimentale për COVID-19, të njohura si anti-trupa monoklonale – kopje të prodhuara të anti-trupave njerëzore ndaj virusit, të cilat po analizohen si trajtim për pacientët në fazat e hershme.

Kjo teknikë po përdoret gjerësisht për trajtimin e një sërë sëmundjesh.

Deri më tani ka vetëm të dhëna të kufizuara për anti-trupat e COVID-19, por kreu i departamentit për sëmundjet infektive Dr. Anthony Fauci është ndër personat që kanë thënë se është premtuese.

Kompania Regeneron njoftoi këtë javë rezultate testimesh që tregojnë se ilaçi i saj me anti-trupa përmirësoi simptomat e pacientëve me COVID-19 që nuk janë shtruar në spital, pa asnjë efekt serioz anësor dhe njoftoi se synon të hyjë në bisedime me Agjensinë e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për të marrë autorizim për përdorim emergjence.

Po të premten, paradite, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se Presidenti Donald Trump po kalon simptoma të lehta të COVID-19, pas njoftimit se ai dhe gruaja e tij Melania ishin testuar pozitivë me koronavirus.

Presidenti e bëri njoftimin në Twitter të premten herët dhe tha se të dy do të fillojnë karantinën.

Presidenti Trump është 74 vjeç, dhe kjo e vë në rrezik më të lartë për komplikime serioze.

Lajmi vjen vetëm një muaj para zgjedhjeve ku ai përballet me ish nënpresidentin Joe Biden, i cili kryeson në anketat kombëtare.

Shefi i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë Mark Meadows tha se Presidenti Donald Trump ka simptoma të lehta pas testimit pozitiv për COVID-19 por pritet që ai të vazhdojë punën.

Zoti Meadows shprehu optimizëm se presidenti do të shërohet shpejt. /albeu.com/

të fundit

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

19 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

39 minutes ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

1 hour ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

1 hour ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

2 hours ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

2 hours ago