Categories: Uncategorized

Do nxjerrë gjithë sekretet e Shtëpisë së Bardhë, miratohet publikimi i librit të mbesës së Trump

Një gjykatës i Neë York hoqi të hënën masën e përkohshme që i ndalonte mbesës së Presidentit Donald Trump të botonte një libër që shpalos një karakter ndryshe të presidentit amerikan dhe familjes së tij.

Gjykatësi Hal Greenëald i Neë York refuzoi kërkesën për të ndaluar publikimin dhe anuloi masën e përkohshme të ndalimit që kishte lëshuar më 30 qershor ndaj Mary Trump dhe firmës botuese “Simon & Schuster”, pas kërkesës së paraqitur nga Robert Trump, vëllai i presidentit.

Robert Trump kishte deklaruar se botimi i librit, i titulluar ” Si familja ime krijoi njeriun më të rrezikshëm në botë ” , do të shkelte një marrëveshje konfidencialiteti për pronat e babait të tij, Fred Trump Sr, i cili vdiq në vitin 1999.

“Krahas faktit se libri është botuar dhe shpërndarë gjerësisht, të urdhërosh Mary L. Trump-in në këtë pikë do të ishte jokorrekte dhe nuk do të shërbente për asgjë, tha Gjykatësi Greenëald në vendimin e tij.

Avokati i Mary Trump-it, Theodore Boutrous, tha në një deklaratë: “Gjykata veproi drejt duke refuzuar përpjekjen e familjes Trump për të shtypur mesazhin thelbësor politik të Mary Trump-it për çështje të rëndësishme të interesit publik”.

Botimi i librit erdhi në kohën ndërsa presidenti republikan po kërkon një mandat të dytë në zgjedhjet e 3 nëntorit. Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany e ka përshkruar atë si “libri i të pavërtetave”.

Nëpërmjet formimit të saj në psikologji, Mary Trump thekson në libër se presidenti ka të ngjarë të vuajë nga narcizizmi dhe çrregullime të tjera psikologjike dhe se u nxit drejt suksesit nga një baba që i ushqente ato tipare. Ajo shkruan për një mbizotërim patriark nga Fred Trump, i cili tregoi shumë pak interes për pesë fëmijët e tij, përveçse që të përgatiste një trashëgimtar për bizneset e tij.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

4 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

4 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

4 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago