Ajo çka po dëgjojmë më së shumti këto ditë përveç qëndrimit në shtëpi, është pikërisht larja e duarve.
Në Turqi nuk përdorin alkool apo disifektues për të djegur mikrobet e COVID-9 por kolonjë. Kolonja shihet si simbol i mikpritjes por edhe një ndihmë për higjienën, në një vend ky të dy këta elementë janë të shumë respektuar.
None found
Tani, kolonja turke, që gjendet në çdo shtëpi, në frigorifer apo dollap, është bërë jashtëzakonisht e kërkuar si një armë në luftën kundër koronavirusit.
Shumë turq besojnë se kolonja, që ka një përmbajtje të lartë alkooli, është efektive për mbajtjen pastër të duarve dhe fytyrës e si pasojë, zmbraps rrezikun e Covid 19. Radhë të gjata janë parë jashtë dyqaneve ku shitet kolonja në tregjet e Stambollit e veçanërisht në tregun e erëzave në lagjen historike “Eminonu”, që nga fillimi i marsit, para se Turqia të regjistronte rastin e parë të konfirmuar.
Dyqanet dhe farmacitë kanë vendosur në xhama tabela ku lexohet “Kolonja është mbaruar”.Njerëzit shihen zakonisht teksa hedh kolonjë në duar në mes të rrugës ndërsa shoferët e taksive ia ofrojnë atë klientëve. Por a është besimi se kolonja është efektive kundër koronavirusit i mbështetur tek shkenca? Profesori Bylent Ertugrul, thotë se alkooli mund të shkatërrojë mburojën e jashtme të koronavirusit.
Sipas tij, larja e duarve me sapun është më efikasja, por kur sapuni dhe uji nuk janë të disponueshme, përdorimi i dezinfektuesve të duarve, me të paktën 60 për qind alkool, mund të ndihmojë. Dhe kolonja sipas tij, e bën këtë funksion pasi ka të paktën 70 për qind alkool.
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, deklaroi se Qeveria e Kosovës tani është më e gatshme për themelimin e…
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, të ndodhura në vitin 2005. SPAK…
Nvidia është e tronditur nga zbulimet rreth aferës së dyshuar të CEO-së së saj Jensen Huang me një biznesmene kineze…
Në një postim në rrjetin social X, ish-presidenti amerikan Joe Biden 83-vjeç, ka rrëfyer vështirësitë që po përjeton në përditshmëri…
Policia dhe prokuroria në Paraguai kanë ushtruar një kontroll në vilën luksoze të ish-presidentit Santiago Peña, ku kanë zbuluar një…
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u takua në Paris me pjesëtarë të mërgatës. Në këtë takim që u zhvillua para…