Categories: Uncategorized

Çifti kinez braktis dy fëmijët në aeroport, njëri prej tyre me virusin vdekjeprurës

Një çift kinez kanë braktisur fëmijët e tyre në një aeroport dhe janë larguar pa lënë gjurmë. Ngjarja është parë nga një blogere që ishte e pranishme dhe media lokale Yangzi Evening News shkruan se dyshja kineze janë larguar duke lënë fëmijët në aeroport.

Shkaku mësohet të jetë sëmundja e njërit prej fëmijëve, konkretisht djalit, të cilin punonjësit e aeroportit ia kishin ndaluar të ngjitej në avion pasi i kishin pikasur shenja të koronavirusit vdekjeprurës që ka pushtuar vendin. Menjëherë pas këtij momenti dyshja janë parë të debatojnë me stafin e aeroportit dhe më pas janë larguar duke lënë fëmijët aty.

Dy vogëlushët kanë mbetur të braktisur dhe pas asnjë mbikëqyrje, pa harruar edhe sëmundjen që mund t’u shkaktojë vdekjen. Qytetet në të gjithë Kinën kanë forcuar kontrollin e shëndetit në qendrat e transportit në një përpjekje për të frenuar shpërthimin vdekjeprurës.

Të paktën 10 qytete në Kinë, me rreth 33 milion milion njerëz, janë bllokuar dy ditët e fundit pasi numri i personave të sëmurë rritet dita ditës. Koronavirusit ka vrarë 26 persona deri më tani, por ekspertët parashikojnë se numri i vërtetë i personave me këtë virus mund të jetë mbi 10.000.

të fundit

Zhoze Murinjo gati për një rikthim në Premier Ligë? “Special One” mund të zëvendësojë…

A është Zhoze Murinjo gati për një rikthim të madh në Premier Ligë? Sipas një raporti të sotëm nga “The…

20 minutes ago

Kërcënoi gazetarin për shkak të detyrës, procedohet penalisht biznesmeni Juljan Morina

Policia e Tiranës, ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj biznesmenit Juljan Morina, 53-vjeç, pasi dyshohet se ka…

41 minutes ago

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”/ Ndërron jetë ndihmësregjisori, u rrëzua përpara stafit të xhirimeve

Ndihmësregjisori i ‘Emily in Paris’, ka ndërruar jetë gjatë xhirimeve të sezonit të 5-të në Venecia. 47-vjeçari Diego Borella, u…

48 minutes ago

Zbardhen përgjimet në “Sky ECC” mes Ervis Çelës dhe Franc Çopjas: Armët me silenciator po i vendos në kanaçe…

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka zbardhur detaje nga hetimet ndaj organizatës kriminale Çela-Çopja, të drejtuar…

1 hour ago

Aksident i rëndë në Fier/ Makina del nga rruga, humb jetën një person

Paraditen e sotme, një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Kallm i Vogël të Fierit. Sipas policisë, një…

2 hours ago

Vrau gruan në sy të 4 fëmijëve, i rrethuar nga policia, momenti kur 40-vjeçari mbërrin në gjykatë (VIDEO)

Paraditen e sotme 24 gusht, 40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci, vrau gruan e tij 36-vjeçare para syve të katër fëmijëve, u…

2 hours ago