Drejtuesja e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer, heq dorë nga kandidatura për kancelare, si edhe nga posti i kryetares së CDU-së.
Pas ngjarjeve në landin e Tyringjisë javën e kaluar, ku një kryeministër liberal (FDP) u zgjodh me votat e partisë populiste të djathtë, AfD dhe u dorëhoq pak ditë më vonë, kryetarja e partisë kristian-demokrate, CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer ndeshi në kritika të forta që vunë në dyshim autoritetin e saj. Tani ajo vendosi të heqë dorë si nga kandidatura për kancelare ashtu edhe nga pozicioni i kryetares së CDU-së, bëri të ditur presidiumi i CDU-së në Berlin, sipas një zëdhënësi konservator.
None found
Kramp-Karrenbauer, tha në presidium, citon dpa,se ka “një marrëdhënie të pasqaruar të pjesëve të CDU-së, me AfD dhe Të Majtët”. Ajo është kundër një bashkëpunimi me AfD dhe Të Majtën. Në të njëjtën kohë është e qartë, që kryesimi i partisë dhe kandidatura për kancelare janë në një dorë.
Sipas AKK në verë ajo do të organizojë procesin e kandidaturës për kancelar, do ta përgatisë partinë për të ardhmen dhe do të dorëzojë postin e kryetares, thuhet në njoftimin e presidiumit të CDU-së. Njoftohet se Merkel do ta mbajë Kramp-Karrenbauer si ministre të Mbrojtjes./DW
U.d. së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë sot në pritjen lamtumirëse të organizuar me rastin e…
Kryetari i Partisë MUNDËSIA Agron Shehaj ka reaguar për pamjet që tregojnë momentet kur deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe…
Gjykata Themelore Penale në Shkup e liroi nga akuzat ish-kryeministrin Nikolla Gruevski për rastin “Talir 2”, që kishte të bënte…
Në Ministrinë e Shëndetësisë sot u realizua pranim-dorëzimi i detyrës mes ministrit të deritanishëm Azir Aliu dhe ministrit të ri…
Lëvizja e Qytetarëve të Lirë (PSG), parti opozitare në Serbi, ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të ministres së Administratës Shtetërore…
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, tha se vendimi për nisjen e Dialogut Strategjik mes Serbisë dhe Shteteve të…