Categories: Uncategorized

Brazili nën ”kthetrat” e koronavirusit, shkon mbi 12 mijë numri i viktimave

Brazili ka shënuar mbi 880 viktima brenda ditës nga koronavirusi i ri. Presidenti i vendit vazhdon t’i nënvlerësojë pasojat e sëmundjes, duke e quajtur atë një lloj gripi. Vendet e tjera latine por edhe Meksika raportojnë bilance të rënduara të pandemisë.

Brazili është kthyer në epiqendrën e pandemisë në Amerikën Latine, më një bilanc viktimash që po rivalizon shtetet më të goditura të botës.

Autoritetet raportuan se 881 persona nuk i mbijetuan dot komplikacioneve nga koronavirusi, duke e çuar mbi 12 mijë totalin e jetëve të humbura e duke u bërë të martën i dyti shtet në botë pas SHBA-së me një bilanc kaq tragjik në 24 orët e fundit.

Numri i të infektuarve ka shkuar në 180 mijë, çka e rendit Brazilin ndër të parët në hartën globale.

Ekspertët thonë se duke pasur parasysh popullsinë mbi 200 milionë banorë, numri i bartësve të koronavirusit duhet të shumëfishohet në javët që vijnë.

Ndërsa infeksioni përhapet dhe rajonet e Brazilit mbajnë në fuqi masat kufizuese, presidenti i vendit, Zhair Bolsonaro, vijon ta kritikojë si të tepruar reagimin e autoriteteve, duke lëshuar këtë javë edhe një dekret që i klasifikon palestrat dhe sallonet e bukurisë, shërbime thelbësorë për qytetarët.

Prej shfaqjes së pandemisë, kreu i shtetit këmbëngul se dëmi ekonomik që sjell mbyllja e bizneseve është më keq sesa vetë koronavirusi, që ai e quan një lloj i vogël gripi.

të fundit

Zjarr në zonën mes Dërmishit dhe Rumanxës, era favorizon përhapjen e flakëve (VIDEO)

Mesditën e sotme, një vatër zjarri është aktivizuar në zonën malore mes fshatrave Dërmish dhe Rumanxa në bashkinë Finiq.  …

33 minutes ago

Rritet konsumi i energjisë në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, bën publike se 13 gushti, ishte dita me konsumin më të…

49 minutes ago

E rëndë/ Ndërron jetë djali i reperit të njohur shqiptar

Dhimbje e madhe për familjen e reperit shqiptar Marin, i cili ka njoftuar në rrjetet sociale se ka humbur djalin…

1 hour ago

Kapiteni i Juventusit flet për ardhjen e De Bryjne dhe Modriç në Seria A: Çfarë legjendash, kam shumë gjëra për të mësuar nga ata

Kapiteni i Juventusit, Manuel Lokatelli, foli për Sky Sport, ku komentoi mbi ardhjen e lojtarëve të mëdhenj si De Bryjne…

1 hour ago

Krimi i rëndë në familjen shqiptare në Greqi/ Zbardhet dëshmia e vajzës së çiftit: Babi ishte xheloz…

Këtë të premte, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Volos të Greqisë, ku 40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci, ka vrarë…

1 hour ago

“Air Albania”, linja ajrore që mban gjallë flamurin shqiptar në qiell

Përtej problematikave të përditshme të udhëtimit ajror, “Air Albania”, po konsolidohet dhe po krijon profilin e saj si kompani kombëtare.…

2 hours ago