Categories: Uncategorized

“Boris Johnson nuk ka pneumoni”, dilema për valixhen bërthamore

Kryeministri Boris Johnson po kalon një periudhë të vështirë pasi doli pozitiv ndaj pandemisë që ka pushtuar botën.

Mediat e huaja transmetojnë se sipas disa burimeve, Johnson nuk ka pneumoni. Zakonisht personat që kanë pneumoni nuk e kalojnë testin e jetës me koronavirusin.

Johnson tani është zëvendësuar në krye të qeverisë nga Dominic Raab.

Në gazetat britanike që mëngjesin e sotëm i kishin kushtuar analiza të gjera situatës politike, janë ngritur pikëpyetjet për valixhen bërthamore.

Qeveria britanike nuk deshi të tregonte se kush është përgjegjës për raketat bërthamore në Mbretërinë e Bashkuar gjatë qëndrimit në spital të Kryeministrit Johnson.

Intervistuesit të BBC-së i cili e pyeti nëse çantat me kodet bërthamore i ishin kaluar Ministrit të Jashtëm Dominic Raab, Ministri i Kabinetit Michael Gove këtë mëngjes iu përgjigj: “Janë zbatuar protokollet e testuara mirë. Por unë nuk mund të flas për çështje të sigurisë kombëtare”.

Mbretëria e Bashkuar është një nga pesë fuqitë bërthamore zyrtare dhe ka katër nëndetëse bërthamore të armatosura me raketa balistike Trident me koka bërthamore. Vendi ka afro 215 raketa bërthamore, por vetëm 120 besohet të jenë operative, shkruan Reuters. Vetëm Kryeministri ka kodet që lejojnë urdhërimin e një sulmi bërthamor.

të fundit

“Të hetohet urgjent Sako” – Durrësi nën ujë, PD HAP LETRAT: Ku kanë shkuar fondet miliona euro të dhëna nga BE?

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Reshjet intensive të paralajmëruara këtë javë kanë sjellë një tjetër përmbytje…

41 minutes ago

Hapja e 4 kapitujve të tjerë të negociatave, Spiropali: Tjetër moment i rëndësishëm drejt Evropës

Shqipëria do të mbajë më 16 shtator Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku do të hapen edhe 4…

57 minutes ago

PS nis punën për ndryshimin e Rregullores dhe ndarjen e komisioneve! Peleshi thërret krerët e grupeve parlamentare! Ç’pritet të ndodhë javën e ardhshme?

Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët…

1 hour ago

I dehur në timon, tenton të korruptojë efektivin e Rrugores, arrestohet 55-vjeçari në Durrës

Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…

2 hours ago

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

3 hours ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

3 hours ago