864 viktima të tjera janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë.
Deri më tani janë regjistruar 102,136 raste te prekurish dhe 9,053 vdekje ne total.
Shefi i urgjencës shëndetësore, Fernando Simon, i cili u testua pozitiv, pra me koronavirus të hënën, tha se Spanja nuk ka gjasa të ketë nevojë për masa të mëtejshme kufizuese, përveç atyre që janë paralajmëruar tashmë.
Për të qetësuar frikën për ekonominë e vendit dhe për të mbrojtur ekonomine e popullsisë gjatë kohes se izolimit, Spanja u ofroi ndihmë familjeve dhe ndërmarrjeve të vogla nje dite me pare.
Qeveria miratoi një paketë ndihme prej 700 milionë euro, e cila do te mbulojë të papunët, punëtorët që janë pushuar përkohësisht ose kanë humbur orë pune, persona të vetëpunësuar me të ardhura të ulëta, njerëz që kanë humbur kontrata afatshkurtra dhe punëtorë vendas që u është dashur të qëndrojnë në shtëpi.
Nje moratorium për pagesat e hipotekës perfshiu edhe vetëpunësuarit, nderkohe qe u theksua se disa kontrata të qirave do të rinovohen automatikisht.
Zëvendëskryeministri Pablo Iglesias apeloi per të drejtën kushtetuese të Spanjollëve për strehim.
Qeveria deklaroi gjithashtu një pushim gjashtëmujor për pagesat e sigurimeve shoqërore për bizneset e vogla dhe të vetëpunësuarit.
Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…
Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…
Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…