Në “alarm të kuq” ndodhen organet greke të Shëndetësisë në qytetin e Selanikut pasi është shtruar në spitalin AXEPA të qytetit një pacient me të gjitha simptomat e ngjashme me ato që shkakton koronavirusi.
Ky është rasti i parë i dyshuar ne Selanik i një pacienti që po kontrollohet nëse është infektuar apo jo nga koronavirusi.
Sipas drejtorit të spitalit Panagiotis Panteliadis, bëhet fjalë për një person të moshës së mesme që kishte vizituar Kinën në javët e fundit, por të dhënat e tij ende nuk bëhen të njohura.
Sapo ai u shtrua ne spital kanë filluar të gjitha procedurat e parashikuara. Kujtojmë se spitali Axepa kishte disa ditë që ishte në gadishmëri dhe ishte prej spitaleve që qeveria greke ka caktuar për të përballuar raste të mundshme të koronavirusit.
Pacienti aktualisht është në karantinë në një sallë me të gjitha aparaturat e nevojshme dhe analizat e tij janë dërguar në Institutin Pastër për të përcaktuar nëse është virusi vdekjeprurës apo një rast i thjeshtë gripi. Rezultatet e tyre do të bëhen publike në orët e ardhshme.
Dashi Do të keni një rënie të lehtë, në raport me ditët e fundit. Do të ndiheni të lodhur ose…
Personi në foton e mësipërme është 34-vjeçari, Kristjan Kola i cili u ekzekutua me armë zjarri sonte në Shkodër. Ngjarja…
Policia ka reaguar lidhur me vrasjen e ndodhur sonte në Shkodër. Bëhet me dije se Kristjan Kola është ekzekutuar nga…
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar sot miqësoren ndaj Gjibraltarit por ka dalë nga stadiumi me një humbje shumë të…
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës. Sipas raportimeve, një person…
Nisin kualifikueset e Kupës së Botës 2026, me Spanjën në Grupin E që ka arritur një fitore 3-0 në transfertë…