Presidenti Donald Trump ka qenë një figurë polarizuese brenda kufijve, por si paraqitet situata jashtë tyre? Një raport i ri nga Qendra Kërkimore Pew detajon se çfarë mendimi ka bota për liderin amerikan. Pew, një organizëm i paanshëm anketimi ka pyetur gati 37,000 individë në 33 vende nga maji deri në tetor të vitit të kaluar.
Që do të thotë se sondazhi është realizuar përpara se Donald Trump të jepte urdhrin për vrasjen e gjeneralit të lartë iranian, Qasem Suleimani. Rezultati I tij ishte fshikullues për shefin e Shtëpisë së Bardhë: vetëm 29% e vendeve të anketuara nga Pew shprehnin besim tek Trumpi, duke përfshirë këtu të gjithë mënyrën sesi është parë presidenca e tij që nga fillimi i saj në 2017.
Pew vëren se kjo mungesë besimi është pjesërisht pasojë e kundërshtimit ndaj politikës së jashtme të presidentit. Politikat e Trumpit për tarifat, klimën, emigracionin dhe Irani kanë qenë në masë të madhe jopopullore në nivel global.
Bisedimet e tij me Kim Jong-un të Koresë së Veriut ishin ato që fituan më shumë mbështetje, me një aprovim mesatar prej 41% në të 33 vendet e anketuara. Shtetet që e duan më shumë Trumpin janë mes të tjerash Filipinet, Izraeli, Kenia, e Nigeria, ndërsa grafiku nis të ulet tek Anglia, Kanadaja dhe ato që e shohim më shumë me mosbesim janë Rusia, Gjermania e Meksika.
Ndryshe nga presidenti ndërkohë, SHBA-ja vetë vazhdon të mbetet e preferuar në sytë e botës, edhe pse sipas Pew, këndvështrimi favorizues ndaj saj ka rënë që kur Trumpi mori drejtimin e vendit dhe mbetet më i ulët sesa në periudhën e Obamës.
Tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve, Kosova vazhdon të ketë ngërç institucional kjo për faktin se për të dymbëdhjetën herë…
Këtë të enjte, në një deklaratë për mediat, ish-kryeministri i vendit dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, ka reaguar në…
Gjatë një takimi në Kuç të Vlorës, kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka bërë një deklaratë të…
Jennifer Lopez ka zgjedhur të flasë për ndarjen nga Ben Affleck jo me dramë, por me reflektim të thellë –…
Në një postim në Facebook, bashkëshortja e Luçiano Boçit Blerina, ka reaguar pas dhunës ndaj djalit të saj mbrëmjen e…
Këtë të enjte, Partia Demokratike, ka reaguar pasi Departamenti i Shtetit pranoi se vendimi për kryedemokratin, Sali Berisha, ka qenë…