9-vjeçari nga Australia i lindur me nanizëm, u bë viral në internet, fill sapo nëna e tij ndau një video për të theksuar rrezikshmërinë e bullizmit. Fillimisht videoja u pasua nga një reagim mbështetës në ndihmë të Quaden, ndërkohë që më pas pati edhe teori se në fakt ai ishte në të vërtetë 18 vjeç. Sidoqoftë, të shumtë qenë njerëzit që u prekën nga historia e tij dhe kontribuan në GoFundMe, të hapur fillimisht nga komediani Brad Williams në ndihmë të Quaden.
Paratë e mledhura janë afro 475,000 dollarë dhe qëllimi i mbledhjes së tyre ishte për të realizuar një udhëtim të Quaden në Disneyland.
Megjithatë familja e 9-vjeçarit vendosi që t’i dhurojë për paratë për fondacionet Dëarfism Aëareness Australia për njerëzit me nanizëm dhe Balunu Healing Foundation, që ka në qendër mbrojtjen e komuniteteve indigjene. Vendimi u bë publik nga tezja e Quaden shkruan anabel.
“Cili fëmijë nuk do të donte të shkonte në Disneyland?” tha ajo. “Mjafton të shkonte në një vend argëtues, që nuk i kujton sfidat e përditshme. Por motra ime tha, ‘E dini çfarë, le të kthehemi të çështja e vërtetë. Ky fëmijë është bullizuar. Sa vetëvrasje kanë ardhur si pasojë e bullizmit?’.”
Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…
Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Durrësit, ku mëngjesin e së enjtes 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi, baba i tre fëmijëve,…
Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…
Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…
Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…
Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…