Categories: Uncategorized

130 ditë e infektuar, shërohet “veterania” e COVID-19

Një mrekulli ka ndodhur ditën e sotme në Britaninë e Madhe.

Fatima Bridle, 35 vjeçe, nga Britania e Madhe, është cilësuar si personi që ka qëndruar më gjatë në spital në luftën ndaj COVID-19.

Fatima për rreth 130 ditë ka qëndruar në spital, 100 prej të cilave ka qëndruar në njësinë e kujdesit intensiv. Për të mos mjaftuar këto, e reja kaloi rreth 40 ditë në gjendje kome dhe mjekët lajmëruan të afërmit që shanset që ajo të mbijetonte ishin të pakta. Megjithatë, gjendja shëndetësore e 35-vjeçares nisi të përmirësohej dhe së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për mediat vendase.

“Dua ta nis fjalën time me një falenderim. Falenderoj mjekët, infermierët që më dhanë mundësinë që të jem ende në jetë. Më duket se po jetoj një ëndërr, ende nuk e besoj që jam gjallë”, tha Fatima.

35-vjeçarja filloi të kishte simptoma të koronavirusit në fillim të muajit mars. Më 12 mars ajo u shtrua në Spitalin e Përgjithshëm të Southampton dhe nga ajo ditë e deri më tani, ndodhet e shtruar ende aty.

Në lidhje me këtë histori, ka folur dhe bashkëshorti i Fatmimas, Traci, ai tha: “Infermierët më thanë që gjendja e saj është shumë kritike dhe shanset që të jetonte ishin të pakta. Ishte fillimi i pandemisë dhe frika ishte e madhe.

Fajësoja veten time, pasi ajo dergjej në spital ndërsa unë isha shëndoshë e mirë. Fatmirësisht falë zotit ajo ka filluar të përmirësohet dhe mjekët më kanë thënë që shumë shpejt do të dalë nga spitali”.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago