Numri i njerëzve që kanë humbur jetën nga COVID-19 në botë ka arritur në mbi 1 milion, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Numri i të infektuarve në gjithë botën është më shumë se 33 milion.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres duke shprehur dëshpërimin për këtë shifër, i bëri thirrje botës që ta kapërcejë sfidën që paraqet pandemia dhe të mësojë nga gabimet e fillimit të saj.
“Duhet një udhëheqje e përgjegjshme. Duhet ndjekur shkenca, duhet bashkëpunim. Keqinformimi vret”, tha ai. Ndërsa pandemia arriti këtë shifër të zymtë, një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), tha se ky numër mund të jetë edhe më i lartë.
“Shifrat e raportuara, ka mundësi që nuk përfaqësojnë realitetin e individëve të prekur nga COVID-19 apo që kanë vdekur prej tij”, tha krye-eksperti i OBSH-së për emergjenciat në një konferencë shtypi në Gjenevë.
Ka shenja në rritje se shumë vende janë në prag të një vale të dytë të pandemisë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara që është vendi me numrin më të lartë të rasteve, 7.1 milionë, përfshirë 205,000 të vdekur. Zyrtarët në Nju Jork, i cili në fillim të pandemisë në mars dhe prill, ishte epiqendra e saj në Shtetet e Bashkuara, po njofton për një rritje të mprehtë të rasteve në këtë qytet pas disa muajsh rënieje. VOA
Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…