Policia ka arrestuar sot këngëtaren e njohur Ruensa Haxhia, e njohur me emrin e artit si Enca.
Këngëtarja 27-vjeçare u arrestua së bashku me të dashurin e saj, pasi në vilën luksoze të saj, u gjetën 5 bimë narkotike të llojit cannabis sativa.
Siç duket dhe nga fotot e bëra publike nga Policia e Shtetit, bimët naroktike duken në një gjendje shumë të mirë dhe gati për kultivim.
Por, si ka arritur Enca, e cila merret me muzikë, të rrisë kaq shëndetshëm për këta bimë që duan kujdes specifik?
Duke qenë se ajo banon në një vilë në një nga zonat më të shtrenjta në Tiranë, ballkoni i banesës ka hapësirë të mjaftueshme. Sigurisht dhe klima e ngrohtë dhe pa reshje e ka favorizuar.
Bimët kërkojnë të paktën tetë orë rrezet e diellit direkte, mundësisht nga ora 10 e mëngjesit deri në 4 pasdite, për të arritur rritje optimale.
Zakonisht, për të marrë ‘frytet” nga kjo bimë, duhen 4-8 muaj. Duke qenë se Enca ka jetuar në Dubai deri para pak javësh, nuk dihet kush është kujdesur kaq mirë për to./albeu.com
Autoritetet ekuadoriane njoftuan se kanë vendosur 10,000 ushtarë kundër bandave të drogës të fajësuara për rritjen e aktivitetit kriminal në…
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 26-vjeçarin…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar këtë të shtunë një denoncim në lidhje me kontrollet e ushtruara një…
Kur udhëheqësi i linjës së ashpër të lëvizjes shiite Hezbollah në Liban, Hassan Nasrallah, u vra në shtator 2024 në…
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me kontrollet e zhvilluara nga SPAK në lidhje me Call Centerat në Tiranë.…
Ervin Kaftiraj është arrestuar nga Sektori i Antidrogës në Tiranë gjatë një operacioni të zhvilluar në një restorant të njohur…