Categories: Uncategorized

Biden dhe Scholz nënvizojnë unitetin transatlantik në mbështetje të Ukrainës

Ruatja e unitetit transatlantik në mbështetje të Ukrainës dhe diskutimi mbi mundësinë që Pekini të furnizojë me armë Rusinë ishin dy çështjet kryesore në agjendën e takimit mes Presidentit Joe Biden dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz një ditë më parë, ndërsa në Evropë ka qëndrime të pakta kundër luftës në Ukranë, por të cilat po shtohen dhe në periudhë afatgjatë mund të rrezikojnë frontin e bashkuar kundër Moskës.

Vizita e kancelarit Scholz në Shtëpinë e Bardhë nuk u shoqërua me ceremoni zyrtare. Presidenti dhe kancelari nisën menjëherë bisedimet duke përçuar imazhin se dy aleatët kryesorë të NATO-s janë në të njëjtën linjë në përpjekjet për të frenuar ambiciet e Presidentit Vladimir Putin për zgjerim të territorit.

“E kishim bërë të qartë se nëse ai vepronte, ne të dy do të reagonim. Dhe së bashku e mbajtëm atë premtim,” tha zoti Biden, duke falënderuar kancelarin për “udhëheqjen e tij të fortë dhe të qëndrueshme” që solli “ndryshime historike” brenda vendit, përfshirë shtimin e shpenzimeve ushtarake nga Gjermania si edhe vendimet për të gjetur burime të tjera energjie, duke anashkaluar kështu Rusinë.

Pas Uashingtonit, Berlini ka dhënë mbështjetjen më të lartë financiare ndaj Ukrainës, duke ndihmuar Kievin dhe refugjatët ukrainas me 15 miliardë dollarë, që nga nisja e sulmit rus.

“Në këtë moment, është e rëndësishme të përçojmë mesazhin se do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme”, tha zoti Scholz.

Zoti Biden dhe zoti Scholz ndanë gjithashtu shqetësimin se Kina po shqyrton mundësinë e furnizimit me armë të Rusisë dhe i bënë asaj thirrje publikisht të mos ndërmarrë një veprim të tillë.

“Kemi qenë shumë të qartë për faktin se do ketë pasoja nëse ndërmerret një veprim i tillë”, tha të premten zëdhënësi për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby gjatë një interviste për Zërin e Amerikës. “Është e qartë se të paktën një nga këto pasoja është dëmtimi i rolit të Kinës në skenën ndërkombëtare”, tha ai./voa

të fundit

Evakuimi i banorëve nga fshatrat e Gramshit pasi flakët dolën nga kontrolli, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit

Familjet e evakuuara nga fshatrat e Njësisë Administrative Skënderbegas të Gramshit, kanë mbërritur në ambientet e konviktit të qytetit, ku…

20 minutes ago

Një dashuri që nuk fshihet më/ Adrola, Capital, Troi dhe nëna e reperit në momentet më të ngrohta

Marrëdhënia e Adrola Dushit dhe Capital është tashmë e konsoliduar dhe çifti po shijon disa ditë relaxi në një rezidencë…

38 minutes ago

Banesa dhe stane të djegura në Lekël të Tepelenës, shp*rthejnë dy b*mba të L*ftës së Dytë Botërore

Shumë vatra zjarri në vend kanë sjellë situatë alarmante në zona të ndryshme të Shqipërisë ndër të cilat edhe flakët…

56 minutes ago

Shqipëria në flakë, Ambasada e SHBA thirrje amerikanëve: Shmangni zonat e rrezikut, largohuni nga zjarret

Ambasada e SHBA në Tiranë përmes një postimi në rrjete sociale i ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në Shqipëri që…

2 hours ago

FOTO/ Duke shijuar pushimet nënritmet e muzikës, romancë e re për Egli Takon?

Gjatë pushimeve në jug të Shqipërisë, Egli Tako është parë në një festë buzë plazhit, ku një moment i shkurtër…

2 hours ago

Aksident në Zvicër, humb jetën 4-vjeçari shqiptar

Një aksident trafiku me pasoja tragjike ndodhi pak para orës 19:00 të së hënës në rrugën Stahlstrasse, në St. Gallen.…

3 hours ago