Categories: Uncategorized

Berisha: Veliaj, pronari real i inceneratorit të Tiranës, anashkaloi Këshillin Bashkiak

Ish-kryeministri Sali Berisha vijoi sot me akuzat për inceneratorët duke theksuar se pronari kryesor i atij të Tiranës, është kryebashkiaku Erion Veliaj.

Berisha thotë se Veliaj kaloi qëllimisht me firmën e tij miratimin e kontratës për djegësin e Tiranës për shkak se nuk kishte ⅗ e votave të nevojshme në Këshillin Bashkiak.

“Veliaj nuk është myshteri i djegësit të Tiranës, por është pronari dhe hajduti kryesor në këtë vjedhje. Veliaj tha që përgjegjësi të mbajë ai që ka bërë gabimet. Aktet dhe firmat, nuk janë gabime por krime të rënda penale dhe mbajnë firmën e Veliajt. Rezulton se kontrata e djegësit të Erion Veliajt, e cila në 30 vite u kushton taksapaguesve rreth 1 miliardë euro, nga të cilat 450 janë pagesat për mbetjet e djegshme dhe 450 të tjera janë për dherat dhe inertet, pjesa tjetër janë të gjitha fitime që nxirren nga shitja e hekurit, letrës, etj. Kjo ngarkesë 30 vjeçare, 1 miliardë euro mbi shpatullat e taksapaguesve kalon vetëm me firmën e Veliajt, në dhunim të kushtetutës, pa miratimin e këshillit bashkiak. Kjo për faktin se ai nuk kishte ⅗ dhe miratimi në këshill i kësaj barre të rëndë kërkonte ⅗ e votave”, tha Berisha.

Sipas tij  “Veliaj ka kryer një krim të shëmtuar se ka marrë përsipër të gjitha detyrimet e kontratës që nuk e ka kaluar në Këshillin Bashkiak. Në përgjigje të shkresës që i dërgon Gjiknuri, aso kohe ministria që duhet të bënte pagesat për djegësin, Veliaj shkruan “Bashkia pranon se është vënë në dijeni për detyrimet e kontratës dhe angazhohet për të gjitha detyrimet që rezultojnë si të tilla për Bashkinë e Tiranës duke përfshirë kryerjen e të gjitha pagesave sipas çmimit 29 euro për ton, pa tvsh, ose çdo çmimi të modifikuar në bazë të kontratës””.

të fundit

Incident në komunën e Drenasit/ 15 persona kërkojnë të votojnë me asistencë, por kthehen mbrapsht nga stafi i KQZ-së

Në komunën e Drenasit është raportuar për një incident i cili nuk është rasti i parë në historikun e zgjedhjeve.…

4 minutes ago

Armando Sadiku te Partizani? Ish-sulmuesi i Kombëtares projekton rikthimin në Superiore

Armando Sadiku u përfol sot, që ka tërhequr interesin e Partizanit. “Panorama Sport” mëson ndërkohë se ish-sulmuesi i Kombëtares nuk…

32 minutes ago

Zgjedhjet në Kosovë, rritet përqindja e votuesve! Ja sa është pjesëmarrja deri në 17:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar të dhënat e përditësuara për daljen në votime deri në orën 17:00.…

54 minutes ago

“Çdo votë është e rëndësishme për mbijetesën e popullit serb!” Në komunën e Graçanicës votojnë edhe serbët e zhvendosur nga Kosova Mediat

Në disa qendra votimi në komunën e Graçanicës, e rrethit të Prishtinës në Kosovë, të drejtën e tyre të votës…

1 hour ago

Udhëheqësit evropianë do të bëjnë telefonata me Trump dhe Zelensky pas takimit të dy presidentëve

Udhëheqësit evropianë do të zhvillojnë një bisedë telefonike me presidentët e Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara pas takimit midis Volodymyr…

2 hours ago

AKK mban konferencë për shtyp/ Haradinaj: Procesi zgjedhor po ecën shumë mirë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se procesi zgjedhor po ecën shumë mirë dhe se nuk…

2 hours ago