Ish kryeministri Sali Berisha tha se qeveria e ardhshme e PD do të luftojë me zero tolerancë korrupsionin, do të shtypet krimi i organizuar dhe shqiptarët do të jenë të sigurtë dhe të lirë në vendin dhe punën e tyre.@
Pjesë nga fjalimi i Sali Berishës
Çdo natë ne kemi denoncuar së bashku vjedhjen e tmerrshme që iu bëhet qytetarëve shqiptarë.
Varfërimin dhe rrënimin e tyre dhe të Shqipërisë.
Ne do ta bëjmë gjer në ditën që Shqipëria të shpëtojë nga kjo organizatë kriminale.
Ne u garantoj se do të luftojmë me zero tolerancë korrupsionin.
Ju garantoj se do të shtypim krimin e organizuar, kudo që ndodhet dhe shqiptarët do të jenë të lirë, të sigurt në vendin dhe punën e tyre.
Dhe njëherë ju garantoj se përqendrimi ynë total do të jenë ju qytetarët shqiptarë.
Do të jenë rrogat tuaja, do jenë pensionet tuaja që do njohin dyfishime.
Rrogat tuaja që do njohin mbi dyfishime.
Do jenë shërbimet tuaja, që do njohin cilësi të ri.
Do jetë shpërndarja e ndershme e pasurive të këtij vendi.
Por të gjitha këto kanë vetëm një kusht për t’u bërë realitet dhe ky kusht është që ne të votojmë të lirë.
Të votojmë si qytetarë europianë.
Por votë të lirë me Edi Ramën në pushtet dhe nuk mund të ketë.
Prandaj o burra, o sot o kurrë, qeveri teknike, qeveri teknike, qeveri teknike, zgjedhje të reja.
Fitore e opozitës, fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.
Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme pranë fshatit Dhoksat teksa po udhëtonte në drejtim të Gjirokastrës. Mjeti…
Çfarë do të thotë të lindësh, të rritesh dhe të jetosh nën një regjim komunist? Këtë e shpjegon Ermal Meta,…
Një stuhi e papritur dhe e fuqishme me erë dhe breshër goditi bregdetin e Romagnës para agimit, duke filluar në…
Një zjarr është regjistruar mesditën e sotme në qendër të Elbasanit. Mësohet se zjarri ka rënë një një ndërtesë të…
Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave…
Administrata Tatimore ka vijuar aksionin për formalizimin e tregtisë së produkteve bujqësore dhe blegtorale. Gjatë kontrolleve në Tiranë, një biznes…